Njoftime‎ > ‎

Njoftim për trajnime në SKK e përmirësuara

posted Oct 20, 2017, 1:10 AM by Rezart Demiraj

Ministria e Financave dhe Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit në kuadër të projektit “Forcimi i edukimit në fushën e kontabilitetit dhe auditimit për hartuesit e pasqyrave financiare dhe punonjësit e tatim-taksave, dhe i kapaciteteve teknike në profesionin e kontabilistit dhe audituesit” në bashkëpunim të ngushtë me Institutin e Kontabilistëve të Miratuar organizojnë në periudhën Nëntor 2017 - Prill 2018 një trajnim në shkallë të gjerë për Standardet e përmirësuara Kombëtare  të Kontabilitetit. Seancat e trajnimit do të fillojnë sipas një kalendari duke filluar nga data 20 Nëntor dhe cdo seancë do të zgjasë 5 ditë. Informacionin për kalendarin etrainimeve mund ta gjeni duke klikuar këtu.

Ftohen të gjithë anëtarët dhe kandidatët që kanë paguar kuotat e anëtarësimit përfshirë ato të vitit 2017 të regjistrohen në faqen e internetit të IKM deri në datën 31 tetor 2017. Regjistrimi mund ta bëni në faqen e internetit të IKM në rubrikën Aktivitete / Regjistrohu për Trajnimet e Ministrisë së Financave dhe KKK” duke zgjedhur kohën e zhvillimit të trajnimit sipas  preferences tuaj si dhe duke plotësuar të dhënat tuaja. Trajnimet janë falas dhe do të shërbejnë jo vetëm për zhvillimin tuaj profesional, por njëkohësisht do të konsiderohet pjesë e edukimit në vijimësi. Trajnimet do të zhvillohen në Tiranë, Durrës, Shkodër, Elbasan, Korcë, Vlorë, Fier, Berat dhe Gjirokastër.

Ftohen gjithashtu të marrin pjesë në këto trajnime edhe ekonomistë të punësuar pranë zyrave tuaja, të cilët duan të jenë pjesë e organizatës sonë dhe që kanë një eksperiencë pune jo më pak se 3 vjecare.

 

Për cdo informacion shtesë, kontaktoni në adresën e emailit ikm.alb@gmail.com ose në numrin e telefonit 042 347 585.

 

Instituti i Kontabilistëve të Miratuar

Sekretariati Ekzekutiv

Comments