Njoftohen të gjithë anëtarët e Institutit të Kontabilistëve të Miratuar të cilët janë Kontabilistë të Miratuar ose Kandidatë për Kontabilistë të Miratuar se në përputhje me programin e kualifikimit të vijueshëm për vitin 2014 organizohet kursi 2 ditor i kualifikimit në fushën e legjislacionit tatimor dhe përkatësisht: 1. Ligji i ri “Për TVSH” dhe udhezimi i tij. 2. Paketa Fiskale 2015 3. Sistemi i ri i deklarimit elektronik tatimor e-filing Trajnimi për anëtarët e degës Tiranë zhvillohet në datat 19 – 20 Dhjetor 2014 ndërsa për degët dhe seksionet e tjera në vitin 2015 periudha Janar – Shkurt sipas kalendarit që do të përcaktojë Komiteti i Edukimit i IKM. Për informacione më të hollësishme do të kontaktoni me stafin e ekzekutiv të IKM. |
Njoftime >