IKM ju njofton se në zbatim të kërkesave të Ligjit Nr. 10 091, Neni 25 dhe 52, si dhe kërkesave të Statutit të IKM, për periudhën  Tetor – Nëntor 2020, do të zhvillojë trajnimin e mëposhtëm:

Në datat 16 – 27 Nëntor 2020IKM do të organizojë trajnimin prej 30 orëve për Degët dhe Seksionet e rretheve, në kuadër të trajnimeve të Edukimit të Vijueshëm për periudhën 2020.

Për shkak të kushteve aktuale, trajnimi do të zhvillohet nëpërmjet një platforme elektronike në formatin e një webinar-i.

 Afati i fundit për regjistrim do të jetë data 13 Nëntor 2020. Mund të kontaktoni me IKM nëpërmjet e-mail ose në numrin e telefonit të listuar në seksionin “Kontakte” në faqen www.ikm.org.al 

Në përputhje me Nenin 36 dhe 40 të Statutit të IKM,  do të mund të marrin pjesë në trajnimin e Edukimit të Vijueshëm vetëm ata anëtarë të cilët deri në 13 Nëntor 2020 kanë shlyer kuotën e anëtarësimit për vitin 2020. Për të marrë pjesë në trajnimin e Edukimit të vijueshëm, së bashku me pagesën e tarifës së trajnimit do të kryhet dhe pagesa e kuotës vjetore.

Të dhënat dhe linku i webinar-it do t’u dërgohet në datën 14 Nëntor 2020  vetëm atyre anëtarëve të cilët do të kenë kryer regjistrimin.

Shënim: Për shkak të kufizimeve të platformës trajnimi do të zhvillohet në dy grupe. Ndarja në grupe do të bëhet sipas rendit të regjistrimit.

Faleminderit për mirëkuptimin