LIGJ Nr. 30/2019

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9723, DATË 3.5.2007, “PËR REGJISTRIMIN E BIZNESIT”, TË NDRYSHUAR

Në  mbështetje  të  neneve  78  dhe  83,  pika  1,  të Kushtetutës,    me    propozimin    e    Këshillit    të Ministrave,

KUVENDII REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI:

Në  ligjin  nr.  9723,  datë  3.5.2007,  “Për regjistrimin e biznesit”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Në  nenin  22,  pas  pikës  4  shtohet  pika  4/1  me këtë përmbajtje:

“4/1.  Aplikimi   për   ndryshimin   e   ortakut dhe/ose  strukturës  së  ortakërisë  të personit  juridik bëhet  brenda  30  ditëve  kalendarike  nga  data  e ngjarjes së rrethanës faktike të ndryshimit të ortakut dhe/ose  strukturës  së  ortakërisë,  me  përjashtim  të rasteve të parashikuara nga ligji.”.

Neni 2

Në nenin 26, pika 3 ndryshohet si më poshtë:

“3.  Aplikimi  për  regjistrimin  fillestar  të shoqërive  tregtare  bëhet  bashkërisht  nga  të  gjithë themeluesit  ose  nga  administrator  i  shoqërisë  kur autorizohet,  ose  nga  çdo  person  i  autorizuar  prej tyre.  Aplikimi  për  regjistrimet  e  tjera  bëhet  nga personat përgjegjës për përfaqësimin e shoqërisë në marrëdhënie   me   të   tretët   ose   çdo   person   i autorizuar  prej  tyre.  Aplikimi  për  regjistrimin  e veprimeve  juridike,  me  të  cilat  lidhen  pjesëmarrjet,kuotat apo aksionet mund të kryhet, gjithashtu, dhe nga  anëtari,  ortaku  apo  aksionari,  të  cilit  ato  i përkasin,  ose  nga  çdo  person  i  autorizuar  prej tyre.”

Neni 3

Në nenin 74, pas pikës 3 shtohen pikat 3/1 dhe 3/2 me këtë përmbajtje:

“3/1. Mosrespektimi  i  detyrimit  të  përcaktuar në  pikën  4/1,  të  nenin  22,  të  këtij  ligji,  përbën kundërvajtje  administrative  dhe  dënohet  me  gjobë në masën 50 000 lekë.

3/2. Mosrespektimi i detyrimit të përcaktuar në pikën   4,   të   nenit   43,   të   këtij   ligji,   përbën kundërvajtje  administrative  dhe  dënohet  me  gjobë në masën 100 000 lekë.”.

Neni 4

Hyrja në fuqi

Ky  ligj  hyn  në  fuqi  15  ditë  pas  botimit  në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 17.6.2019

Shpallur  me  dekretin  nr.  11212,  datë  4.7.2019

të  Presidentit  të  Republikës së Shqipërisë,

Ilir Meta.

 

LIGJ Nr. 31/2019PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR. 9920, DATË 19.5.2008, “PËR PROCEDURAT TATIMORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në  mbështetje  të  neneve  78,  83,  pika  1,  dhe 155,  të  Kushtetutës,  me  propozimin  e  Këshillit  të Ministrave,

KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI:

Në  ligjin  nr.  9920,  datë  19.5.2008,  “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa:

Neni 1

Në  nenin  59,  pas  pikës  1/1  shtohen  pikat  1/2 dhe 1/3 me këtë përmbajtje: “1/2. Tatimpaguesit persona fizikë tregtarë, të regjistruar   për   tatimin   mbi   vlerën   e   shtuar, tatimpaguesit   persona   juridikë,   pavarësisht   nga qarkullimi    që    realizojnë,    si    dhe    organizatat jofitimprurëse  të  regjistruara  në  organin  tatimor, janë   të   detyruar   të   kenë   llogari   bankare   të biznesit/organizatës së regjistruar dhe ta deklarojnë atë në administratën tatimore.

1/3.  Tatimpaguesit  e  regjistruar  rishtas,  janë  të detyruar të hapin llogarinë bankare të biznesit/organizatës   jo   më   vonë   se   20   ditë kalendarike  nga  e  nesërmja  e      regjistrimit  në Qendrën   Kombëtare   të   Biznesit/administratën tatimore  dhe  ta  deklarojnë  atë  në  administratën tatimore.”.

Neni 2

Në   nenin   120   shtohen   paragrafët me   këtë përmbajtje:

“Mospërmbushja e detyrimit të përcaktuar në pikën  1/2  dhe  1/3  të  nenit  59,  të  këtij  ligji  nga tatimpaguesit dënohen si më poshtë:

  1. a) për tatimpaguesit,  persona  fizikë  tregtarë,  të regjistruar  për  tatimin  mbi  vlerën  e  shtuar,  me qarkullim  deri  në  8  000  000  (tetë  milionë)  lekë, gjobë në masën 25 000 lekë;
  2. b) për tatimpaguesit persona juridikë, pavarësisht nga qarkullimi,  si  dhe  tatimpaguesit persona fizikë tregtarë, me qarkullim mbi 8 000 000 (tetë milionë) lekë, gjobë në masën 50 000 lekë;
  3. c) për organizatat   jofitimprurëse,   gjobë   në masën 37 000 lekë. Në   rast   të   vazhdimit   të   mosrespektimit   të detyrimit të pikës 1/2 dhe 1/3, të nenit 59, të këtij ligji, edhe pas dënimit, sipas shkronjave “a”, “b” dhe “c”, të këtij paragrafi, tatimpaguesi dënohet me dyfishin e gjobës së parë.”.

Neni 3

Dispozitë kalimtare

Tatimpaguesit   e   regjistruar   pranë   Qendrës Kombëtare të Biznesit/administratës tatimore janë të  detyruar  të  hapin  llogarinë  bankare,  jo  më  vonë se  90  ditë  nga  hyrja  në  fuqi  e  këtij  ligji  dhe  ta deklarojnë atë në administratën tatimore.

Neni 4

Hyrja në fuqi

Ky  ligj  hyn  në  fuqi  15  ditë  pas  botimit  në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 17.6.2019

Shpallur  me  dekretin  nr.  11213,  datë  4.7.2019 të  Presidentit  të

Republikës  së  Shqipërisë,

Ilir Meta.