IKM ju njofton se pas muajit Mars 2020 do të zhvillojë trajnimet për Standardet Kombëtare të Kontabilitetit dhe Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit për të gjithë Kandidatët KM të anëtarësuar pranë tij, si pjesë e certifikimit te detyrueshëm për Provimet e Aftësive Profesionale  për t’u pajisur me Dëshminë  “Kontabilist i Miratuar”.

Shënim: Do të njoftoheni për datat e Trajnimeve dhe Provimeve

Trajnimet do të zhvillohet në ambientet e Universitetit “Marin Barleti” pranë digës së Liqenit Artificial Tiranë, sipas Kalendarit të mëposhtëm:

Lloji i Trajnimit: Trajnim në SKK
Kohëzgjatja: 6 ditë

Lloji i Trajnimit: Trajnim në SNK
Kohëzgjatja: 2 ditë

Për të marrë pjesë në këto trajnime, fillimisht duhet të anëtarësoheni pranë IKM si anëtarë Kandidat KM.

Për t’u anëtarësuar në IKM me statusin “Kandidat” duhet të plotësoni dokumentacionin e mëposhtëm:

  • Kërkesë për anëtar Kandidat për KM

 

  • Fotokopje (e panoterizuar) e Diplomës Bachelor

  • Fotokopje (e panoterizuar) e Diplomës Master ose Diplomë e Integruar e Nivelit të Dytë (DIND)

  • Fotokopje e Kartës ID ose Pasaportës

  • Curriculum Vitae (CV ne shqip)

  • 2 fotografi 4 cm x 6 cm

  • Vërtetimi i pagesës së tarifës së anëtarësimit 2’000 Lek/vit
    Pagesa mund të kryhet:

    • Arkës së Institutit të Kontabilistëve te Miratuar

    • OTP Albania – LEKAcc. Nr 1522, IBAN: AL65 2131 1044 0000 0000 0000 1522

    •  Banka Kombëtare Tregtare LEK – Acc. Nr: 402013345, IBAN: AL6220511021013345CLOTCLALLA

Dokumentet e mësipërme mund të depozitohen pranë zyrës së IKM ose nëpërmjet email-it në adresën ikm.alb@gmail.com të skanuara në format *.pdf

Pasi të dorëzohen dokumentat dhe të kryhet regjistrimi juaj pranë Institutit do të njoftoheni për Tarifën e Trajnimit nga Sekretaria. Përshkrimi i pagesës do të jetë “Emër Mbiemër, Lloji i trajnimit, Datat e Trajnimit që do të ndiqni

Për çdo informacion që lidhet me regjistrimin, komunikimi bëhet nëpërmjet adresës së email-it ikm.alb@gmail.com ose në Nr. e telefonit +355 42 347 585.

Adresa e Institutit të Kontabilistëve të Miratuar:

Rruga e Elbasanit, Pallati Edil AL-IT
Kati i II-të, Nr. 323, Tiranë