Anëtarësimi – Kandidat për Kontabilist të MiratuarIKM2021-01-13T10:28:27+01:00
IKM është e vetmja Organizatë Profesionale e Kontabilistëve të Miratuar e njohur nga Bordi i Mbikëqyrjes Publike. Prej vitit 2019 IKM është anëtare me të drejta të plota në IFAC (për më shumë vizitoni linkun https://www.ifac.org/), organizata ndërkombëtare më e madhe e Kontabilistëve dhe Audituesve.
Anëtarësimi me të drejta të plota në IKM u rezervohet vetëm atyre që kanë fituar titullin Kontabilist i Miratuar. Të gjithë të interesuarit e tjerë, që synojnë të marrin titullin KM, mund t’u bashkohen radhëve të IKM me statusin “Kandidat”.
Për t’u anëtarësuar në IKM me statusin “Kandidat”, duhet të plotësoni dokumentacionin e mëposhtëm:
1. Kërkesë me shkrim për anëtarësim (shkarko këtu) 2. Kopje e Diplomës së Nivelit të dytë ose ekuivalente e saj (DIND) 3. Kopje e Dokumentit të Identifikimit(ID), pashaportës ose letërnjoftimi 4. CV personale në gjuhën shqipe 5. Dy fotografi 4 cm x 5 cm 6. Vërtetimi i pagesës së tarifës (Mandat Pagesë) prej 2.000 Lekë/vit
Pagesa mund të kryhet pranë:
● Arkëssë Institutit të Kontabilistëve të Miratuar ● OTP Albania – LEK, Acc. Nr 1522, IBAN: AL65 2131 1044 0000 0000 0000 1522 ● Banka Kombëtare Tregtare – LEK, Acc. Nr: 402013345, IBAN: AL6220511021013345CLOTCLALLA
REGJISTRIMI
Regjistrimi mund të kryhet nëpërmjet formularit të mëposhtëm ose duke dorëzuar dokumentet fizikisht në zyrat e IKM.