EN
AL

Kalendari i provimeve per KM dhe AL

IKM njofton të gjithë kandidatët e interesuar për marrjen e titullit Kontabilist i Miratuar se kalendari i datave për provimet e aftësive profesionale sipas disiplinave për sezonin 2022 – 2023 është si më poshtë vijon:

1. Raportimi dhe përgatitja e pasqyrave financiare, sipas standardeve kombëtare e ndërkombëtare të raportimit financiar: 20 Maj 2023;

2. Zbatimi në praktikë i legjislacionit mbi të drejtën civile, të drejtën penale, legjislacionit tregtar dhe të drejtën e punës në Republikën e Shqipërisë, në masën që këto i interesojnë profesionit të auditimit ligjor të pasqyrave financiare: 03 Qershor 2023;

3. Zbatimi në praktikë i kërkesave të legjislacionit të tatimeve dhe taksave në Republikën e Shqipërisë: 10 Qershor 2023;

Programi dhe kalendari i trajnimeve të detyrueshme në Standardet Kombëtare të Kontabilitetit (SKK) dhe Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNRF) si pjesë e kritereve për të marrë pjesë në Provimet e Aftësive Profesionale për Kontabilist i Miratuar (KM) do të publikohet gjatë muajit Janar në faqen e web-it të IKM.

Të gjithë kandidatët e regjistruar pranë IKM do të njoftohen për programin dhe kalendarin e trajnimeve të radhës në SKK dhe SNRF, për programin dhe kalendarin e trajnimeve parapregatitore për secilin provim, programin e Provimeve të Aftësive Profesionale, dokumentacionin e nevojshëm si dhe afatet e regjistrimit për sezonin e provimeve.

Për t’u regjistruar si kandidat pranë IKM mund të lexoni më shumë në:

https://ikm.org.al/kandidatet-per-km/

Formularin e regjistrimit mund ta gjeni më poshtë: