Në datë 20 Nëntor 2021 në ambientet e Hotel Rogner u organizua Asambleja e Përgjithshme të Anëtarësisë së Institutit të Kontabilistëve të Miratuar (IKM).Në përputhje me statutin e IKM, në Asamblenë e Përgjithshme morën pjese përfaqësuesit e anëtarësisë me të drejtë vote.Asambleja miratoi aktivitetin e IKM për periudhën midis dy mbledhjeve si dhe zgjodhi organet e reja drejtuese të IKM.

Në Asamblenë e Përgjithshme u miratuan:

1. Raporti i Këshillit të Drejtimit mbi aktivitetin e IKM për vitin 2021;

2. Raporti i Komitetit te Auditimit te Brendshem;

3. Raporti i Komitetit te Kontrollit te Cilesise;

2. Pasqyrat Financiare të vitit 2020;

3. Realizimi i Buxhetit për 10 mujorin si dhe Buxheti i pritshëm për vitin 2021;

4. Buxheti për vitin 2022;

5. Plani i veprimeve për vitin 2022;

Asambleja e Përgjithshme zgjodhi Këshillin e Drejtimit të IKM për periudhën 2021 – 2025.

Asambleja u përshëndet edhe nga përfaqësuesi i BMP Drejtori Ekzekutiv, z. Aldo Spahiu.