Të nderuar anëtarë

Në përputhje dhe në zbatim të Statutit të IKM, më datë 30 Shtator 2022, do të zhvillohet Asambleja e Përgjithshme e anëtarëve të Institutit të Kontabilisteve te Miratuar. Në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme do të marrin pjesë ata anëtarë, pjesë e Regjistrit Publik, të cilët kanë shlyer detyrimet statutore dhe janë zgjedhur si Përfaqësues në mbledhjet e Degëve dhe Seksioneve gjatë muajit Shtator 2022 në përputhje me Statutin e IKM.

Asambleja e Përgjithshme, është takimi më i rëndësishëm për anëtarët e Institutit të Kontabilistëve të Miratuar, ku do të prezantohet rendi i ditës si më poshtë:

  • Raporti i Këshillit Drejtues mbi veprimtaritë e vitit 2021;

  • Pasqyrat Financiare për vitin 2021;

  • Projekt plani i veprimtarisë se IKM për periudhën Bazuar në objektivat e IKM  për vitin 2023;

  • Raporti i Komitetit të Auditimit të Brendshëm;

  • Raporti i Komitetit të Kontrollit të Cilësisë;

  • Realizimi i Buxhetit për vitin 2022;

  • Projekt buxheti i vitit 2023;

  • Miratimi i Statuti të ri;

  • Miratimi i Kodit të Etikës i përditësuar;

Informacioni për vendndodhjen dhe orarin e zhvillimit të Asamblesë së Përgjithshme do t’u dërgohem me email anëtarëve në ditët në vijim.