Takim me Bordin e Mbikëqyrjes Publike – Shkurt 2022
Më datë 17.02.2022, pranë zyrave të Bordit të Mbikëqyrjes Publike, u zhvillua takimi me:
Përfaqësues nga IKM:
Sotiraq Dhamo – Kryetar i Këshillit të Drejtimit;
Fatmir Bërdica – Nën Kryetar i Këshillit të Drejtimit;
Dashamir Begaj – Drejtor Ekzekutiv;
Përfaqësues nga BMP:
Dritan Fino – Kryetar i BMP;
Aldo Spahiu – Drejtor Ekzekutiv;
Gjatë këtij takimi u diskutuan çeshtjet e mëposhtme:
Depozitimi dhe publikimi në QKB i Pasqyrave Financiare të pa firmosura nga Hartuesit e tyre ose janë të firmosura nga persona të cilët nuk kanë të drejtë të hartojnë dhe nënshkruajnë Pasqyra Financiare;
Depozitimi në organet tatimore të Pasqyrave Financiare në përputhje me kërkesat e ligjit 25/2018 “Për Kontabilitetin dhe Pasqyrat Financiare” nga personat përgjegjës për hartimin e tyre;
Ofrimi nga Kontabilistët e Miratuar i shërbimeve të tjera të lidhura me kontabilitetin, tatimet, kontrollin e brendshëm e tjera shërbime financiare, biznesi (pranimi i ofrimit të këtyre shërbimeve nga Institucionet shtetërore, si Gjykata, Prokuroria);
Përfundimi i procesit të përputhshmërisë ligjore të Kontabilistëve të Miratuar brenda afatit të parashikuar;