Më datë 24.02.2022, pranë zyrave të QKB, u zhvillua takimi me:
Përfaqësues nga IKM:
Sotiraq Dhamo – Kryetar i Këshillit të Drejtimit;
Fatmir Bërdica – Nën Kryetar i Këshillit të Drejtimit;
Dashamir Begaj – Drejtor Ekzekutiv;
Përfaqësues nga QKB:
Flogers Broqi – Drejtor Juridik,
Enkeleda Peshkatari – Drejtoreshë e Regjistrit dhe Analizës;
Gjatë këtij takimi u diskutuan çeshtjet e mëposhtme:
Depozitimi dhe publikimi në QKB i Pasqyrave Financiare të pa firmosura nga Hartuesit e tyre ose janë të firmosura nga persona të cilët nuk kanë të drejtë të hartojnë dhe nënshkruajnë Pasqyra Financiare;
Propozimi i një zgjidhje provizore ku pas datës 31.07.2022 të bëhet një kontroll me një numër të caktuar subjektesh për të identifikuar fenomenin dhe shkelësit e ligjit. Ky kontroll do të realizohet në bashkëpunim midis IKM dhe QKB;
Dorëzimi i Pasqyrave Financiare nga subjektet të cilat realizojnë të ardhura nga 5-30 milion lekë sipas ligjit 25/2018 “Për kontabilitetin dhe Pasqyrat Financiare”;
Regjistrimi në QKB i subjekteve që japin shërbime kontabiliteti por që nuk janë të pajisur me dëshmi si Kontabilist i Miratuar;
Të organizohet një takim me AKSHI-n dhe Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë ku të diskutohet mundësia e zhvillimit të një sistemi për verifikimin e firmosjes së Pasqyrave Financiare nga hartuesit.
QKB do të vendosë në dispozicion të IKM një listë me subjektet që ofrojnë shërbime kontabiliteti, konsulence fiskale dhe financiare;