Më datë 15 Qershor 2022 në ambientet e DPT-së u zhvillua një takim mes Departamentit të çështjeve fiskale (FAD) të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Institutit të Kontabilistëve të Miratuar.

Përfaqësuesit e IKM ishin:

  1. Dr. Sotiraq Dhamo – Kryetari i Këshillit të Drejtimit;

  2. Fatmir Bërdica – Nënkryetar i Këshillit të Drejtimit;

  3. Dashamir Begaj – Drejtor Ekzekutiv;

Përfaqësuesit e FMN-se (IMF) ishin:

  1. Michael O’Gradym (IMF expert)

  2. Steve Vesperman (IMF expert)

  3. Khwaja Munawer Sultan (IMF expert)

  4. John Leonard (IMF expert)

  5. Frank Van Brunschot (IMF expert)

  6. Suzan Uhlen (Swedish Tax Administration)

  7. Jim Sorensen (IMF regional expert)

  8. Julia Dhimitri (World Bank)

 

Ky takim u zhvillua në kuadër të vlerësimit TADAT (Tax Administration Diagnostic Assessment Tool – Mjet diagnostikues i vlerësimit të administratës tatimore), ku fokusi kryesor është ofrimi i një vlerësimi objektiv të cilësisë së komponentëve kyç të sistemit të administrimit tatimor të një vendi.

Çështjet kryesore që u diskutuan ishin:

  1. Dhënia e informacionit nga Administrata Tatimore;

  2. Vendimet e administratës tatimore;

  3. Apelimi tatimor;

  4. Efektiviteti i masave shtrënguese;

  5. Rimbursimi i TVSH-së

  6. Cilësia e kontrollit tatimor

  7. Ligji “Për tatimin mbi te ardhurat”;

  8. Niveli i angazhimit të DPT-së me palët e interesit për hartimin dhe zbatimin e ndryshimeve legjislative;

 

Informacione të mëtejshme mbi TADAT mund të gjenden në www.tadat.org

 

IKM do te zhvilloje takime te tjera lidhur me këto çështje, kryesisht te fokusuara për momentin në Ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”.