Thirrje për shprehje interesi – Pajisje Informatike
Pajisje Informatike (PC) për zyrat e Institutit të Kontabilistëve të Miratuar
Qëllimi/Produktet e Parashikuara:
Blerja e 3 (tre) kompjuterëve për zyrat e Institutit të Kontabilistëve të Miratuar
Profili i Kompanisë:
Të ketë minimalisht 5 vite e regjistruar në QKB, me objekt aktiviteti tregti me shumicë dhe pakicë të pajisjeve informatike;
Të ketë përvojë të suksesshme me kontrata të ngjashme gjatë 3 viteve të fundit;
Kohëzgjatja e Kontratës ose afati kohor për ekzekutim:
30 ditë nga lidhja e kontratës;
Materialet teknike/Termat e Referencës:
IKM do të vendosë në dispozicion të kompanive të cilat kanë shprehur interes, Specifikimet teknike për pajisjet e kërkuara, si dhe çdo informacion apo material teknik mbështetës të nevojshëm.
Afati Kohor për dorëzimin e shprehjes se interesit:
Aplikimet do të pranohen nga momenti i shpalljes me datë 06 Qershor 2022, ora 10:00 deri me datë 17 Qershor 2022, ora 10:00.
Aplikimet mund t’i dërgoni në adresën e email-it: info@ikm.org.al