Platforma Qendrore e anëtarësisë së Institutit të Kontabilistëve të Miratuar
Qëllimi/Produktet e Parashikuara:
Redesign i faqes së Webit të IKM;
Platforma qendrore e anëtarësisë, e cila do të përfshijë databazën e të dhënave të anëtarësisë, modulin e Administrimit, modulin e përdoruesit, modulin e certifikatave.
Profili i Kompanisë:
Të ketë minimalisht 5 vite e regjistruar në QKB, me objekt aktiviteti Web Development dhe Software Development;
Të ketë përvojë të suksesshme me kontrata të ngjashme gjatë 3 viteve të fundit;
Të ketë numrin e nevojshëm të punonjësve për zbatimin e Kontratës, ku numri mesatar për muaj i punonjësve nuk duhet të jetë më pak se 10 (dhjetë);
Kohëzgjatja e Kontratës ose afati kohor për ekzekutim:
60 ditë nga lidhja e kontratës;
Materialet teknike/Termat e Referencës:
IKM do të vendosë në dispozicion të kompanive të cilat kanë shprehur interes, Termat e Referencës lidhur me Platformën Qendrore, si dhe çdo informacion apo material teknik mbështetës të nevojshëm.
Afati Kohor për dorëzimin e shprehjes se interesit:
Aplikimet do të pranohen nga momenti i shpalljes me datë 24 Janar 2022, ora 14:00 deri me datë 03 Shkurt 2022, ora 14:00.
Aplikimet mund t’i dërgoni në adresën e email-it: info@ikm.org.al