Gjatë periudhës 07 – 09 Tetor 2022 dhe 14 – 16 Tetor 2022 u zhvillua dhe përfundoi pjesa e parë e trajnimeve të Hyrjes në Profesion. Kandidatët të cilët synojnë të marrin titullin Kontabilist i Miratuar, si pjesë e kërkesave ligjore kanë ndjekur 32 orë trajnime për Standardet Kombëtare të Kontabilitetit.

 Në javën në vijim ata do të ndjekin dhe pjesën e dytë të trajnimit mbi Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar dhe Analizën e Pasqyrave Financiare.