Gjatë periudhës 21 – 23 Tetor 2022 u zhvillua dhe përfundoi pjesa e dytë e trajnimeve të Hyrjes në Profesion. Kandidatët të cilët synojnë të marrin titullin Kontabilist i Miratuar, si pjesë e kërkesave ligjore kanë ndjekur 14 orë trajnime për Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar dhe Analizën e Pasqyrave Financiare.

Në javën në vijim ata do të ndërmarrin Testin e certifikimit për Standardet Kombëtare të Kontabilitetit, Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar dhe Analizën e Pasqyrave Financiare.