Në përputhje me Rregulloren e Edukimit dhe Kualifikimit Profesional të IKM, Ligjin 10091 dhe Rregulloren Nr. 9 të BMP çdo Kontabilist i Miratuar duhet të ndjekë minimalisht 40 orë Edukim të Vijueshëm në vit.

Për t’u mundësuar anëtarëve plotësimin e këtij detyrimi prej 40 oresh, IKM ju njofton se do të organizojë trajnimin e mëposhtem:

Në datat 20 – 23 Dhjetor 2021, do të organizojë trajnimin prej 16 orëve të Anëtarëve në kuadër të Edukimit të Vijueshëm për vitin 2021.

Për shkak të kushteve aktuale, trajnimi do të zhvillohet nëpërmjet një platforme elektronike në formatin e një webinar-i.

Afati i fundit për regjistrim do të jetë data 20 Dhjetor 2021. 

Për më tepër informacione mund të na kontaktoni në adresën e email-it ikm.alb@gmail.com

Në përputhje me Nenin 36 dhe 40 të Statutit të IKM, njoftojmë të gjithë anëtarët të shlyejnë kuotën e anëtarësimit për vitin 2021. Për të marrë pjesë në trajnimin e Edukimit të vijueshëm, së bashku me pagesën e tarifës së trajnimit do të kryhet dhe pagesa e kuotës vjetore.

Për regjistrimin në këtë trajnim, të gjithë të interesuarit duhet të plotësojnë formularin e regjistrimit brenda datës 20 Dhjetor 2021 në bazë të cilit do të  dërgohen të dhënat e regjistrimit ne webinar.

* Regjistrimi do te pranohet vetem nepermjet plotesimit te Formularit.

  1. Do të plotësoni të dhënat tuaja personale

  2. Do të ngarkoni (upload) Mandat Pagesën e Tarifës së trajnimit (pa ngarkuar dokumentin nuk mund të përfundoni regjistrimin)

  3. Do të ngarkoni (upload) Mandat Pagesën e Kuotës së anëtarësisë për vitin 2021.

Të dhënat dhe linku i webinar-it do t’u dërgohet në datën 20 Dhjetor 2021, ora 15:00 vetëm atyre anëtarëve të cilët do të kenë kryer regjistrimin.

Formularin e regjistrimit mund ta gjeni  më poshtë:

Shkarkoni Programin e trajnimit më poshtë: