IKM ju njofton se në zbatim të kërkesave të Ligjit Nr. 10901, Neni 25 dhe 52, si dhe kërkesave të Statutit të IKM:

Në datat 26 – 28 Shtator 2022IKM do të organizojë trajnimin prej 10 orëve të Anëtarëve, në kuadër të trajnimeve të detyrueshme të Edukimit të Vijueshëm për periudhën 2022.

Trajnimi do të zhvillohet nëpërmjet një platforme elektronike në formatin e një webinar-i.

Afati i fundit për regjistrim do të jetë data 26 Shtator 2022. 

Për më tepër informacione mund të na kontaktoni në adresën e email-it ikm.alb@gmail.com;

Në përputhje me Nenin 36 dhe 40 të Statutit të IKM, njoftojmë të gjithë anëtarët për shlyerjen e kuotës së anëtarësimit për vitin 2022. Për të marrë pjesë në trajnimin e Edukimit të vijueshëm, së bashku me pagesën e tarifës së trajnimit do të kryhet dhe pagesa e kuotës vjetore.

Për regjistrimin në këtë trajnim, të gjithë të interesuarit duhet të plotësojnë formularin e regjistrimit brenda datës 26 Shtator 2022 në bazë të cilit do të  dërgohen të dhënat e regjistrimit ne webinar.

*Nuk do të pranohen regjistrime me email.

  1. Do të plotësoni të dhënat tuaja personale;

  2. Do të ngarkoni (upload) Mandat Pagesën e Tarifës së trajnimit (pa ngarkuar dokumentin nuk mund të përfundoni regjistrimin);

  3. Do të ngarkoni (upload) Mandat Pagesën e Kuotës së anëtarësisë për vitin 2022;

Të dhënat dhe linku i webinar-it do t’u dërgohet në datën 26 Shtator 2022, ora 15:00 vetëm atyre anëtarëve të cilët do të kenë kryer regjistrimin.

Formularin e regjistrimit mund ta gjeni  më poshtë:

Shkarkoni Programin e trajnimit më poshtë: