Gjatë periudhës 04 – 06 Mars 2022 dhe 11 – 13 Mars 2022 u zhvillua dhe përfundoi pjesa e parë e trajnimeve të Hyrjes në Profesion. Kandidatët të cilët synojnë të marrin titullin Kontabilist i Miratuar, si pjesë e kërkesave ligjore kanë ndjekur 32 orë trajnime për Standardet Kombëtare të Kontabilitetit.

 Në javën në vijim ata do të ndjekin dhe pjesën e dytë të trajnimit mbi Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar dhe Analizën e Pasqyrave Financiare.