IKM ju njofton se në zbatim të kërkesave të Ligjit Nr. 10901, Neni 25 dhe 52, si dhe kërkesave të Statutit të IKM, për periudhën Prill 2022:
Në datat 26 – 27 Prill 2022, IKM do të organizojë dy Workshop, në kuadër të trajnimeve të Edukimit të Vijueshëm për periudhën 2022. Anëtarët mund të regjistrohen në një prej Workshop-eve ose në të dy.
Për shkak të kushteve aktuale, aktiviteti do të zhvillohet nëpërmjet një platforme elektronike në formatin e një webinar-i.
Afati i fundit për regjistrim do të jetë data 26 Prill 2022.
Për më tepër informacione mund të na kontaktoni në adresën e email-it ikm.alb@gmail.com;
Në përputhje me Nenin 36 dhe 40 të Statutit të IKM, njoftojmë të gjithë anëtarët për shlyerjen e kuotës së anëtarësimit për vitin 2022. Për të marrë pjesë në trajnimin e Edukimit të vijueshëm, së bashku me pagesën e tarifës së trajnimit do të kryhet dhe pagesa e kuotës vjetore.
Për regjistrimin në këtë Workshop, të gjithë të interesuarit duhet të plotësojnë formularin e regjistrimit brenda datës 26 Prill 2022 në bazë të cilit do të dërgohen të dhënat e regjistrimit ne webinar.
*Nuk do të pranohen regjistrime me email.
Do të plotësoni të dhënat tuaja personale;
Do të ngarkoni (upload) Mandat Pagesën e Tarifës së trajnimit (pa ngarkuar dokumentin nuk mund të përfundoni regjistrimin);
Do të ngarkoni (upload) Mandat Pagesën e Kuotës së anëtarësisë për vitin 2022;