Në datë 28 Dhjetor 2020, ora 17:00 do të zhvillohet Asambleja e Përgjithshme e Anëtarëve të Institutit të Kontabilisteve te Miratuar. Për shkak të kushteve aktuale mbledhja do të zhvillohet nëpërmjet aplikacionit Zoom Meeting. Në mbledhjen e Asamblesë së Pergjithshme do të marrin pjesë ata anëtarë të cilët janë zgjedhur si Përfaqësues në mbledhjet e Degëve dhe Seksioneve gjatë muajit Dhjetor 2020 në përputhje me Statutin e IKM.

Asambleja e Përgjithshme, është takimi më i rëndësishëm i vitit me të gjithë anëtarët e Institutit te Kontabilisteve te Miratuar, ku do të prezantohet:

  • Raporti i Këshillit Drejtues mbi veprimtaritë e vitit 2020,

  • Projekt plani i veprimtarisë se IKM për periudhën Bazuar në objektivat e IKM  për vitin 2021,

  • Raporti i Komitetit të Auditimit të Brendshëm,

  • Raporti i Komitetit të Kontrollit të Cilësisë,

  • Raporti i Komiteti të Edukimit dhe Kualifikimit Profesional,

  • Realizimi i Buxhetit për vitin 2020,

  • Projekt buxheti i vitit 2021

  • Çështje të tjera.

Për shkak të kushteve aktuale votimi do të kryhet nëpërmjet një platforme, e cila do të siguroje një procedure efiçente, transparente dhe të verifikueshme. Përdorimi i kësaj platforme do t’u shpjegohet gjatë mbledhjes.