IKM ju bën me dije se Bordi i Mbikqyrjes Publike në vijim të procesit të vlerësimit të Pajtueshmërisë Ligjore të Kontabilistëve të Miratuar, me vendimin e tij Nr. 61 datë 26.12.2019 ka miratuar shtyrjen e veprimtarisë së Komisionit Ad-Hoc për verifikimin e Kontabilistëve deri më date 30 Qershor 2020.

BPër rrjedhojë afati i dorëzimit të subjekteve KM pranë Komisionit Ad-Hoc do të shtyhet deri më datë 30 Prill 2020. Për më tepër, afati për plotësimin e detyrimit te subjekteve KM për kryerjen e Edukimit të Vijueshëm profesional do të shtyhet deri më datë 30 Qershor 2020.