Bordi i Mbikqyrjes Publike në zbatim të ligjit Nr. 10091 datë 05.03.2009 “Për Auditimin Ligjor, organizimin e profesionit të Audituesit ligjor dhe të Kontabilistit të miratuar” i ndryshuar me ligjin 47/2016, ka nxjerrë rregulloren Nr. 9 datë 27.02.2019 me të cilën saktëson rregullimin dhe mbikqyrjen e veprimtarisë së shoqatave të kontabilistëve dhe të profesionit të Kontabilistit të Miratuar.

Në nenin 6 piken 11 të kësaj rregullore, është përcaktuar dokumentacioni që duhet plotësuar nga Kontabilistët e Miratuar, i cili do të jetë pjesë e vlerësimit të përputhshmërisë ligjore të tyre.

Dokumentacioni për t’u dorëzuar:

1. Vërtetim i gjëndjes gjyqësore të personit
2. Dëshmi penaliteti
3. Çertifikata e Titullit KM
4. Numri i Identifikimit të Personit Tatimor, Çertifikata NUIS (nëse e ushtron profesionin si KM i pavarur)
5. Vërtetim nga OP (IKM) për:

i. Rezultatet e kontrollit të cilësisë (Në rastet kur janë kryer kontrolle),
ii. Masat disiplinore ose jo nga IKM (në rastet kur janë marrë masa disiplinore)
iii. Kryerjen e Kualifikimit të vijueshëm per 5 vitet e fundit

6. Vërtetimin nga sigurimet shoqërore për marrëdheniet e punës për 5 vitet e fundit. Në rast se individi ka qënë jashtë vendit, si dokument vërtetimi shërbejnë kontratat dhe çertifikatat e punësimit (fotokopje e noterizuar).
7. Përveç dokumentacionit të mësipërm anëtari KM duhet të provoje se ka qenë i rregullt me angazhimet e statutit të IKM (pagesën e kuotave të antarësisë).

Në plotësim të këtyre kërkesave të gjithë anëtarët e IKM, të cilët ushtrojnë aktivitetin si KM (të pavarur ose të punësuar), duhet të plotësojnë këtë dokumentacion për pikat 1-4 & 6 dhe ta depozitojnë në zyrën e IKM brenda datës 20 Prill 2019. Dokumentacionin e përcaktuar në pikën 5 dhe 7 do t’ju jepet nga IKM, nëse nuk e keni në momentin kur të dorëzoni pranë IKM materialet e kërkuara si më sipër.

Në linkun mëposhtëm do të gjeni Rregulloren Nr. 9 datë 27.02.2019 të BMP

Rregullore Nr 9, Dt. 27.02.2019

Për çdo informacion shtesë kontaktoni në adresën e emailit ikm.alb@gmail.com ose në numrin e telefonit +355 42 347 585