Shprehje Interesi per Anetare te Keshillit Kombetar te Kontabilitetit
IKM ju njofton se:
Ne baze te Urdhrit Nr. 354, date 04.10.2019 te Ministrise se Financave dhe Ekonomise, fillojne procedurat per perzgjedhjen e Kandidateve per Anetare te Keshillit Kombetar te Kontabilitetit, ku nje anetar do te propozohet nga Shoqatat Profesionale te Kontabilitetit.
Kerkesat qe duhet te permbushe nje kandidat per te qene anetar i KKK jane si me poshte:
1. Te kete edukim ne fushen e kontabilitetit dhe/ose finances 2. Te jete ekspert ne teorine dhe metodologjine e kontabilitetit (me titull/grade), dhe te pakten 5 (pese) vitet e fundit, te jete i perfshire drejteperdrejte ne kete fushe, ose praktikues i licencuar ne fushen e kontabilitetit prej jo me pak se 10 (dhjete) vitesh; ose praktikues i palicencuar ne fushen e kontabilitetit prej jo me pak se 15 (pesembedhjete) vitesh; 3. Te kete figure te paster morale dhe autoritet te njohur profesional.
Kandidatet qe do te aplikojne sipas ketij Urdheri, do te dorezojne prane IKM, dokumentacionin e meposhtem:
1. Kerkesen me shkrim 2. Kopje te Pasaportes ose Kartes se Identitetit (ID) 3. Curriculum Vitae 4. Rekomandime qe vertetojne figuren e paster morale dhe autoritetin profesional te kandidatit 5. Kopje te noterizuar te librezes se punes 6. Kopje te noterizuar te diplomes 7. Kopje te noterizuara te deshmive e certifikatave te trajnimeve e kualifikimeve pasuniversitare (dokumentet e perfituara jashte vendit, duhet te jene te legalizuara, sipas legjislacionit ne fuqi) 8. Deshmine e penalitetit
Afati i dorezimit eshte data 24.10.2019. Dokumentat do te dorezohen te zyra e IKM, dhe do te percillen te MFE.
Me poshte mund te gjeni dhe Urdherin e publikuar nga MFE