Bordi i Mbikëqyrjes Publike ka shpallur hapjen e regjistrimeve për Provimet e Aftësive Profesionale për Kontabilist të Miratuar.

Për Kandidatët për Kontabilistë të Miratuar të cilët do të regjistrohen për Provimet e Aftësive Profesionale për sezonin e ri, përveç anëtarësimit në një Organizatë Profesionale të Kontabilistëve të Miratuar të njohur nga BMP (Organizatat e njohura http://www.bmp.al/ikm/), duhet të plotësohen kushtet në vijim:

KANDIDATËT PËR KONTABILIST TË MIRATUAR (KM) duhet të paraqesin:

  1. Kërkesën me shkrim drejtuar Komisionit të Provimeve të Aftësisë Profesionale, ku të listohen dokumentet e paraqitura;

  2. Fotokopje të Kartës së identitetit;

  3. Fotokopje të noterizuar të diplomës ku të ketë përfunduar, të paktën, studimet universitare të ciklit të dytë në nivelin “Master”, ose të zotërojë diplomë universitare të ekuivalentuar ose ekuivalente me këtë nivel për çdonjërën nga degët e studimit në shkencat ekonomike, si kontabilitet, financë, administrim biznesi, ekonomiks apo të barasvlershme me to;

  4. Vërtetim se ka të paktën tre vite përvojë profesionale në fushën e kontabilitetit, të financës, kontrollit financiar dhe në fusha të ngjashme. Si vërtetim mund të shërbejnë fotokopje e noterizuar e librezës së punës, ose vërtetim nga sigurimet shoqërorë për gjendjen e sigurimit shoqëror e shëndetësor, ose vërtetime të tjera të cilat provojnë kriterin ligjor të përvojës në punë;

  5. Vërtetime ose certifikata, ose fotokopje të noterizuara të tyre, që tregojnë se kandidati ka kryer kursin e kualifikimit në fushën e standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare të kontabilitetit dhe raportimit financiar, të organizuar ose të monitoruar nga Organizata Profesionale e Kontabilistëve të Miratuar të njohura nga Bordi i Mbikëqyrjes Publike (Organizatat e njohura http://www.bmp.al/ikm/), në të cilën individi dëshiron të anëtarësohet. Këto dokumente, për efekt regjistrimi janë të vlefshme nga momenti i lëshimit, me përjashtim të rastit kur kanë ndodhur ndryshime thelbësore të këtyre standardeve, sipas legjislacionit në fuqi. (Në rastet kur kandidati është në proces të kryerjes së këtij kualifikimi, ky vërtetim mund të dorëzohet deri në 5 ditë para provimit të parë);

  6. Dëshmi të gjendjes personale gjyqësore (dëshmi penaliteti, vërtetim të gjendjes gjyqësore nga gjykata dhe prokuroria e rrethit) të 3 muajve të fundit (në mungesë të këtyre plotësohet formulari i vetë deklarimit, deri në sigurimin e dokumentacionit mbi gjendjen gjyqësore). Mosdorëzimi i vërtetimeve të gjendjes personale gjyqësore (si më lart përcaktuar), në momentin e marrjes së dëshmisë që tregon përfundimin me sukses të provimeve përkatëse të organizuara nga KPAP atëherë kjo dëshmi nuk mund të lëshohet;

  7. Dokument bankar për kryerjen e pagesës së tarifës së regjistrimit .

KANDIDATËT QË KANË DORËZUAR DOKUMENTACION NË SEZONET E KALUARA DHE NUK JANË SHPALLUR FITUES PËR TË MARRË PJESË NË PROVIME NË KËTË SEZON OSE JANË TË MBARTUR NGA SEZONI I 2018- 2019, duhet të paraqesin:

  1. Kërkesën me shkrim drejtuar Komisionit të Provimeve të Aftësisë Profesionale;

  2. Kopje të Kartës së identitetit,

  3. Dëshmi të gjendjes personale gjyqësore (dëshmi penaliteti, vërtetim të gjendjes gjyqësore nga gjykata dhe prokuroria e rrethit) të 3 muajve të fundit (në mungesë të këtyre plotësohet formulari i vetë deklarimit, deri në sigurimin e dokumentacionit mbi gjendjen gjyqësore). Mosdorëzimi i vërtetimeve të gjendjes personale gjyqësore (si më lart përcaktuar), në momentin e marrjes së dëshmisë që tregon përfundimin me sukses të provimeve përkatëse të organizuara nga KPAP atëherë kjo dëshmi nuk mund të lëshohet;

  4. Dokument bankar për kryerjen e pagesës së tarifës së regjistrimit.

SHËNIM:

  1. Përveç dokumenteve të dorëzuar sipas pikave përkatëse më sipër, kandidatët duhet të dorëzojnë një kopje të kërkesës ku janë të listuar të gjitha dokumentet e dorëzuar, si dhe dokumentin bankar që vërteton kryerjen e pagesës pranë strukturës mbështetëse të Bordit të Mbikëqyrjes Publike (Rr.” Ismail Qemali”, Pallati 5, Kati i II-të, Ap. 8, Tiranë);

  2. Afati i kryerjes së pagesës për secilin provim do të jetë deri 3 ditë përpara se kandidatët të hyjnë në provimin përkatës. Dokumenti bankar që vërteton kryerjen e pagesës, dorëzohet në kopje fizike ose elektronike (të skanuar) pranë strukturës mbështetëse të Bordit të Mbikëqyrjes Publike (info@bmp.al);

  3. Kërkesat për provimet e aftësisë profesionale për kandidatët për AL dhe KM, për provimet e sezonit të ri do të pranohen në sekretarinë teknike pranë organizatës profesionale, IEKA, (orari përcaktohet brenda datës 11.11.2020);

  4. Periudha e dorëzimit të dokumenteve së bashku me pagesën e regjistrimit do të jetë nga data 12 – 27 Nëntor 2020;

  5. Të gjithë kandidatët për AL dhe KM kanë të drejtën të aplikojnë për t’u regjistruar në secilin prej tre provimeve të para, pavarësisht rezultatit të provimit paraardhës. Gjithashtu, kandidatët për AL nëse kanë mbyllur me sukses provimet e mësipërme kanë të drejtën të futen në secilin nga provimet pasardhëse;