Komisioni Europian ka publikuar Raportin për Shqipërinë për 2020 që shoqëron Komunikimet e Komisionit të Parlamentit Europian, Këshillit, Komitetit Europian Ekonomik & Social dhe Komitetit Rajonal për Politikat e zgjerimit te BE.

Komisioni ka vazhduar të monitorojë zhvillimet në tërësi në Shqipëri, ku vendi ka vazhduar të zbatojë reformat në lidhje me axhendën e BE.

Raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë, për vitin 2020, në lidhje me Bordin e Mbikëqyrjes Publike (Kapitulli 6), shprehet:

“Në lidhje me auditimin, Bordi i Mbikëqyrjes Publike është autoriteti i pavarur kompetent për sigurimin e cilësisë (me buxhet të vetëfinancuar). Në Korrik 2019, BMP mori vendimin për rregullimin në lidhje me investigimin dhe disiplinën e audituesve ligjorë/shoqërive të auditimit dhe kontabilistëve të miratuar. Në periudhën raportuese, Komisioni i Investigimit dhe Disiplinës së BMP ka marrë 10 masa disiplinore (nëntë gjoba dhe një pezullim të përkohshëm licence).

Shqipëria duhet të vazhdojë të fuqizojë kapacitetet e BMP dhe përafrimin me rregullat e auditimit ligjor të BE.”

IKM përshëndet punën dhe përkushtimin e BMP e cila vlerësohet sërish në nivel ndërkombëtar, duke kontribuar njëkohësisht në avancimin e vendit tonë në integrimin Europian.