Objektivat e IKM jane:
Të grumbullojë dhe të sigurojë organizimin e drejtimin e përhershëm të kontabilistëve profesionistë që zotërojnë dëshminë “Kontabël i Miratuar” si dhe kandidateve që dëshirojnë të aplikojnë për tu pajisur me këtë dëshmi.
Të mbrojë interesat profesionale të tyre, duke kërkuar garancitë e duhura për kompetencat, pavarësinë dhe bindjet profesionale.
Të bashkërendojë punën me Këshillin Kombëtar të Kontabilitetit, me Ministrinë e Financave, dhe me organizma të tjerë të interesuara në fushën e kontabilitetit, për probleme të organizimit të Kontabilitetit, të dokumentacionit kontabël, për studime e punime në përmirësimin e dispozitave ligjore të kontabilitetit, për standardet e kontabilitetit, standartet profesionale, rregullimet ligjore për profesionin, për organizimin e provimeve dhe paisjen me deshmi “Kontabel i Miratuar” dhe të çerifikatave dhe dëshmive te ngjashme etj.
Të organizojë lidhje dhe bashkpunim me institucione e organizma homolge brenda e jashte vendit.
Të mbikqyrë zbatimin e standardeve kontabël nga antaret e saj, të kodit të sjelljes dhe të disiplinës profesionale.
Të sigurojë mbrojtjen e profesionit, të nderit e pavarësisë së antarëve të saj.
Të organizojë dhe realizojë kualifikimin e vazhdushëm të antarëve të saj në fushën e profesionit, për të siguruar cilësi të lartë të shërbimeve profesionale të ofruara prej tyre dhe zhvillon veprimtari shkencore në shërbim të tij duke përpunuar e publikuar standardet kontabël dhe ato të organizimit te profesionit.
Ligjet baze mbi te cilat eshte organizuar dhe ushtron veprimtarine Instituti i Kontabilisteve te Miratuar te Shqiperise:
Ligji 10091, i ndryshuar
Ligji 8788
Instituti i Kontabilisteve te Shqiperise per mbarevajtjen veprimtarise se vet ka miratuar dhe zbaton rregulloret e meposhtme:
RREGULLORE E FUNKSIONIMIT TË KËSHILLIT TË DREJTIMIT TË IKM-së
RREGULLORE PËR FUNKSIONIMIN E DEGËS DHE TË SEKSIONIT TË IKM-së
RREGULLORE PËR FUNKSIONIMIN E STRUKTURES EKZEKUTIVE TE IKM- së
RREGULLORE PËR REGJISTRIMIN DHE LICENCIMIN E ANËTAREVE.
RREGULLORE PËR KONTROLLIN E CILËSISË DHE DHËNIEN E SIGURISË PËR SHËRBIMET E KRYERA NGA KONTABILISTËT E MIRATUAR.
RREGULLORE PËR EDUKIMIN DHE KUALIFIKIMIN PROFESIONAL.
RREGULLORE PËR INVESTIGIMIN DHE PROCEDURAT PËR MARRJEN E MASAVE DHE DISIPLINORE
KODI I ETIKËS
Rreth IKMIKM2022-04-07T12:39:52+02:00