Këshilli i Drejtimit

Këshilli i Drejtimit i IKM në mbledhjen e zhvilluar më datë 06.09.2021 në zyrën e IKM, mori vendimet e mëposhtme:

  1. Miratohen Pasqyrat Financiare të vitit 2020 nga anëtarët e Këshillit te Drejtimit me këto ndryshime:

  2. Miratohet buxheti për 8-mujorin e vitit 2021. Të përgatitet Buxheti 10 mujor për mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme me baza krahasimi të mirë përcaktuara;

  3. Të bëhet regjistrimi i anëtarëve KM për vitin 2021 nga Komiteti i Regjistrimit të cilët kanë plotësuar kërkesat ligjore dhe statutore për regjistrim;

  4. Miratohet programi dhe kalendari i përgatitur nga Komiteti i Kontrollit të Cilësisë për kontrollet që do të organizohen në vitin 2021 me këto detyra

    1. Të zgjidhen Ekspertët Kontrollues deri më datë 15 Shtator 2021;

  5. Miratohet programi dhe kalendari i Edukimit të Vijueshëm Profesional për 6 mujorin e dytë të vitit 2021 të propozuar nga KEKP, ku janë të përcaktuara temat e trajnimeve, datat, orari i trajnimeve si dhe lektoret për çdo temë;

  6. Të hartohet kalendari i mbledhjeve të Degëve dhe Seksioneve për zgjedhjen e kryesive të tyre si dhe përfaqësuesve në Asamblenë e Përgjithshme;

  7. Data e zhvillimit të Asamblesë së Përgjithshme në muajin Nëntor 2021.

  8. Pas përcaktimit të kalendarit të mbledhjeve dhe datave të trajnimeve do të bëhet dhe takimi me kryetarët e Degëve dhe Seksioneve në të cilin do të diskutohen vendimet e Këshillit të Drejtimit për organizimin e zgjedhjeve në Degë dhe Seksione.

 


 

Këshilli i Zgjeruar i Kryetareve te Degëve dhe Seksioneve

Këshilli i Zgjeruar i Kryetareve te Degëve dhe Seksioneve te IKM më datë 25.09.2021 zhvilloi mbledhjen e radhës në zyrën e IKM, ku u morën vendimet e mëposhtme:

  1. Miratohet programi dhe kalendari i trajnimeve për EDV ne 6-mujorin e dyte te vitit 2021 te miratuar nga Këshilli i Drejtimit.

  2. Miratohet programi i Kontrollit te Cilësisë për 2021 miratuar nga Këshilli i Drejtimit.

  3. Miratohet organizimi i mbledhjeve për zgjedhjen e kryesive te Degëve dhe Seksioneve si dhe kalendari për këto mbledhje.

  4. Te gjithë anëtarët e IKM do te plotësojnë Formularin e Deklarimit Vjetor te përgatitur nga Stafi Ekzekutiv.

  5. Te krijohet grupi i punës i cili do te merret me problemin e firmosjes se Pasqyrave Financiare (dy anëtarë te jene nga Këshilli i Drejtimit)