REGJISTRIMI – Anëtar Kontabilist të Miratuar

IKM është e vetmja Organizatë Profesionale e Kontabilistëve të Miratuar e njohur nga Bordi i Mbikëqyrjes Publike. Prej vitit 2019 IKM është anëtare me të drejta të plota në IFAC (për më shumë vizitoni linkun https://www.ifac.org/), organizata ndërkombëtare më e madhe e Kontabilistëve dhe Audituesve.

Ajo mirëpret të gjithë profesionistët e fushës së kontabilitetit të cilët kanë përfituar titullin Kontabilist i Miratuar në përputhje me ligjet në fuqi.

REGJISTRIMI

Regjistrimi mund të kryhet nëpërmjet formularit të mëposhtëm ose duke dorëzuar dokumentet fizikisht në zyrat e IKM.

Për t’u anëtarësuar në IKM si anëtar me të drejta të plota duhet të plotësoni dokumentacionin e mëposhtëm:

a) Kontabilistët e Miratuar Persona Fizikë, Profesionistë të lirë:

1. Kërkesë me shkrim për anëtarësim në shoqatë (shkarko këtu);
2. Kopje e Deshmisë Profesionale si Kontabilist i Miratuar (të noterizuar) ose kopje të noterizuar të vërtetimit të provimeve ose të dokumentit perkatës të parashikuar dhe të leshuar nga Komisioni i Provimeve te Aftësive Profesionale;
3. Kopje të Deshmisë së Gjendjes Gjyqësore të tre muajve të fundit;
4. Kopje e Diplomës së Nivelit të dytë ose ekuivalente e saj (DIND);
5. Kopje e Dokumentit të Identifikimit (ID), pashaportës ose letërnjoftimi;
6. Kopje e NUIS (nëse e ushtron aktivitetin si Person Fizik);
7. CV personale (në gjuhën shqipe);
8. Dy fotografi 4×6 cm;
9. Vërtetimi i pagesës së tarifës;

i) I vetëpunësuar (Person Fizik/Juridik) – Kuota vjetore 10’000 Lekë
ii) I punësuar – Kuota vjetore 5’000 lekë

b) Shoqëritë e Kontabilitetit:

 

1. Kërkesë me shkrim për anëtarësim në shoqatë (shkarko këtu);
2. Kopje e NIPT-it (NUIS);
3. Kopje e Statutit dhe Aktit të Themelimit;
4. Kopje e Ekstraktit Historik;
5. Kopje e Deshmisë Profesionale si Kontabilist i Miratuar i ortakut/ortakëve ose e Administratorit;
6. Kopje te Deshmisë së Gjendjes Gjyqësore të tre muajve të fundit;
7. Kopje e Diplomes së Nivelit të dytë ose ekuivalente e saj (DIND) e ortakut/ortakëve ose e Administratorit;
8. Kopje e dokumentit të Identifikimit (ID), pashaportës ose letërnjoftimi e ortakut/ortakëve ose e Administratorit;
9. Listën e Kontabilistëve të Miratuar të shoqërisë;

Pagesa mund të kryhet pranë:

    • Arkës së Institutit të Kontabilistëve te Miratuar

    • OTP Albania – LEKAcc. Nr 1522, IBAN: AL65 2131 1044 0000 0000 0000 1522

    •  Banka Kombëtare Tregtare LEK – Acc. Nr: 402013345, IBAN: AL6220511021013345CLOTCLALLA