VENDI I PROVIMIT DHE LISTA E KANDIDATËVE TË REGJISTRUAR
IKM njofton të gjithë kandidatët për Kontabilist të miratuar se KPAP ka publikuar Listën e Kandidatëve të regjistruar për Provimet Përfundimtare të Aftësive Profesionale si dhe Tarifën e regjistrimit për Provimin e parë.
Njoftohen të gjithë kandidatët për Auditues Ligjor/Kontabilist i Miratuar që do të marrin pjesë në Provimin e datës 12 Dhjetor 2020 “Raportimi dhe përgatitja e pasqyrave financiare, sipas standardeve kombëtare e ndërkombëtare të raportimit financiar”, se provimi do të zhvillohet në ambientet e Universitetit Barleti me adresë Rruga e Kosovarëve (pranë digës së Liqenit Artificial).
Provimi do të zhvillohet nga ora 13:00 deri në orën 17:00.
Kandidatët duhet të kenë me vete ditën e provimit një dokument identifikimi (pasaportë ose kartë ID), makinë llogaritëse si dhe mandatin që vërteton kryerjen e pagesës së provimit. Kandidatët duhet të paraqiten së paku 1 orë e 30 minuta përpara fillimit të provimit të pajisur me maskë mbrojtëse dhe dezinfektantë.
Shënim 1: Lista e aplikantëve është publikuar sipas kodeve bazuar në numrin e regjistrimit në Sekretarinë Teknike (Shembull: 2020/xxx).
Shënim 2: Pagesa duhet të kryhet në llogarinë në BKT deri ditën e Premte ora 16:00 me të dhënat si me poshtë: