IKM njofton se në datat 15-16 Shtator 2018 organizon trajnimin me temë “Zbatimi në praktikë i legjislacionit mbi të drejtën civile, të drejtën penale, legjislacionit tregtar dhe të drejtën e punës në Republikën e Shqipërisë, në masën që këto i interesojnë profesionit të auditimit ligjor të pasqyrave financiare”. Ky trajnim organizohet në kuadër të provimit të dytë për titullin KM i cili do të zhvillohet në datë 22 Shtator 2018 dhe nuk është i detyrueshëm.

Tarifa e trajnimit eshte 6000 leke dhe pagesa bëhet në bankën SGA me nr llogarie 1522, BKT me nr llogarie 402013345 dhe arken e IKM.

 

Orari trajnimeve është:

Diten e Shtune             date      15.09.2018 orari   13.00-19.00

Diten e Diel                  date      16.09.2018 orari   9.00-15.00

Të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje në trajnim, janë të lutur të kryejnë pagesën e trajnimit si dhe të konfirmojnë pjesëmarrjen duke dërguar konfermën bankare në adresen elektronike të IKM deri në datë 14.09.2018 ora 15.00.

Për vendin e trajnimit do të njoftoheni në momentin kur konfirmoni pjesmarrjen.