IKM ju njofton se gjatë muajit Dhjetor 2019 – Janar 2020 do të zhvillohet trajnimi për Standardet Kombëtare të Kontabilitetit për të gjithë Kandidatët KM të anëtarësuar pranë tij, si pjesë e certifikimit te detyrueshëm për Provimet e Aftësive Profesionale  për t’u pajisur me Dëshminë  “Kontabilist i Miratuar”.

Trajnimi do të zhvillohet në ambientet e Universitetit “Marin Barleti” pranë digës së Liqenit Artificial Tiranë, sipas Kalendarit të mëposhtëm:

Lloji i Trajnimit: Trajnim në SKK

Kohëzgjatja: 6 ditë
Java I:  20 – 22 Dhjetor 2019
E Premte 20 Dhjetor: 17:00 – 21:00
E Shtunë 21 Dhjetor: 13:00 – 19:00
E Dielë 22 Dhjetor: 09:00 – 13:00

Java II: 10 – 12 Janar 2020
E Premte 10 Janar: 17:00 – 21:00
E Shtunë 11 Janar: 13:00 – 19:00
E Dielë 12 Janar: 09:00 – 13:00

Për të marrë pjesë në këtë trajnim, fillimisht duhet të anëtarësoheni pranë IKM si anëtarë Kandidat KM.

Për t’u anëtarësuar në IKM me statusin “Kandidat” duhet të plotësoni dokumentacionin e mëposhtëm:

  • Kërkesë për anëtar Kandidat për KM

 

  • Fotokopje (e panoterizuar) e Diplomës Bachelor

  • Fotokopje (e panoterizuar) e Diplomës Master ose Diplomë e Integruar e Nivelit të Dytë (DIND)

  • Fotokopje e Kartës ID ose Pasaportës

  • Curriculum Vitae (CV ne shqip)

  • 2 fotografi 4 cm x 6 cm

  • Vërtetimi i pagesës së tarifës së anëtarësimit 2’000 Lek/vit
    Pagesa mund të kryhet:

    • Arkës së Institutit të Kontabilistëve te Miratuar

    • OTP Albania – LEKAcc. Nr 1522, IBAN: AL65 2131 1044 0000 0000 0000 1522

    •  Banka Kombëtare Tregtare LEK – Acc. Nr: 402013345, IBAN: AL6220511021013345CLOTCLALLA

Dokumentet e mësiperme mund të depozitohen pranë zyrës së IKM ose nëpërmjet email-it në adresën ikm.alb@gmail.com të skanuara në format *.pdf

Pasi të dorëzohen dokumentat dhe të kryhet regjistrimi juaj pranë Institutit do të njoftoheni për Tarifën e Trajnimit nga Sekretaria.

Afati i fundit për regjistrim është data 19 Dhjetor 2019.

Për çdo informacion që lidhet me regjistrimin, komunikimi bëhet nëpërmjet adresës së email-it ikm.alb@gmail.com ose ne Nr e telefonit +355 42 347 585.

Adresa e Institutit të Kontabilistëve të Miratuar:

Rruga e Elbasanit, Pallati Edil AL-IT
Kati i II-të, Nr. 323, Tiranë