DEGË & SEKSIONE RRETHET – TRAJNIMI I EDUKIMIT TË VIJUESHËM NËNTOR 2020
IKM ju njofton se në zbatim të kërkesave të Ligjit Nr. 10 091, Neni 25 dhe 52, si dhe kërkesave të Statutit të IKM, për periudhën Tetor – Nëntor 2020, do të zhvillojë trajnimin e mëposhtëm:
Në datat 16 – 27 Nëntor 2020, IKM do të organizojë trajnimin prej 30 orëve për Degët dhe Seksionet e rretheve, në kuadër të trajnimeve të Edukimit të Vijueshëm për periudhën 2020.
Për shkak të kushteve aktuale, trajnimi do të zhvillohet nëpërmjet një platforme elektronike në formatin e një webinar-i.
Afati i fundit për regjistrim do të jetë data 13 Nëntor 2020. Mund të kontaktoni me IKM nëpërmjet e-mail ose në numrin e telefonit të listuar në seksionin “Kontakte” në faqen www.ikm.org.al
Në përputhje me Nenin 36 dhe 40 të Statutit të IKM, do të mund të marrin pjesë në trajnimin e Edukimit të Vijueshëm vetëm ata anëtarë të cilët deri në 13 Nëntor 2020 kanë shlyer kuotën e anëtarësimit për vitin 2020. Për të marrë pjesë në trajnimin e Edukimit të vijueshëm, së bashku me pagesën e tarifës së trajnimit do të kryhet dhe pagesa e kuotës vjetore.
Të dhënat dhe linku i webinar-it do t’u dërgohet në datën 14 Nëntor 2020 vetëm atyre anëtarëve të cilët do të kenë kryer regjistrimin.
Shënim: Për shkak të kufizimeve të platformës trajnimi do të zhvillohet në dy grupe. Ndarja në grupe do të bëhet sipas rendit të regjistrimit.