IKM ju njofton se pas muajit Mars 2020 do të zhvillojë trajnimet për Standardet Kombëtare të Kontabilitetit dhe Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit për të gjithë Kandidatët KM të anëtarësuar pranë tij, si pjesë e certifikimit te detyrueshëm për Provimet e Aftësive Profesionale për t’u pajisur me Dëshminë “Kontabilist i Miratuar”.
Shënim: Do të njoftoheni për datat e Trajnimeve dhe Provimeve
Trajnimet do të zhvillohet në ambientet e Universitetit “Marin Barleti” pranë digës së Liqenit Artificial Tiranë, sipas Kalendarit të mëposhtëm:
Lloji i Trajnimit: Trajnim në SKK
Kohëzgjatja: 6 ditë
Lloji i Trajnimit: Trajnim në SNK
Kohëzgjatja: 2 ditë
Për të marrë pjesë në këto trajnime, fillimisht duhet të anëtarësoheni pranë IKM si anëtarë Kandidat KM.
Për t’u anëtarësuar në IKM me statusin “Kandidat” duhet të plotësoni dokumentacionin e mëposhtëm:
Kërkesë për anëtar Kandidat për KM
Fotokopje (e panoterizuar) e Diplomës Bachelor
Fotokopje (e panoterizuar) e Diplomës Master ose Diplomë e Integruar e Nivelit të Dytë (DIND)
Fotokopje e Kartës ID ose Pasaportës
Curriculum Vitae (CV ne shqip)
2 fotografi 4 cm x 6 cm
Vërtetimi i pagesës së tarifës së anëtarësimit 2’000 Lek/vit
Pagesa mund të kryhet:
Arkës së Institutit të Kontabilistëve te Miratuar
OTP Albania – LEK, Acc. Nr 1522, IBAN: AL65 2131 1044 0000 0000 0000 1522
Banka Kombëtare Tregtare LEK – Acc. Nr: 402013345, IBAN: AL6220511021013345CLOTCLALLA