IKM ju njofton se gjatë muajit Dhjetor 2019 – Janar 2020 do të zhvillohet trajnimi për Standardet Kombëtare të Kontabilitetit për të gjithë Kandidatët KM të anëtarësuar pranë tij, si pjesë e certifikimit te detyrueshëm për Provimet e Aftësive Profesionale për t’u pajisur me Dëshminë “Kontabilist i Miratuar”.
Trajnimi do të zhvillohet në ambientet e Universitetit “Marin Barleti” pranë digës së Liqenit Artificial Tiranë, sipas Kalendarit të mëposhtëm:
Lloji i Trajnimit: Trajnim në SKK
Kohëzgjatja: 6 ditë
Java I: 20 – 22 Dhjetor 2019
E Premte 20 Dhjetor: 17:00 – 21:00
E Shtunë 21 Dhjetor: 13:00 – 19:00
E Dielë 22 Dhjetor: 09:00 – 13:00
Java II: 10 – 12 Janar 2020
E Premte 10 Janar: 17:00 – 21:00
E Shtunë 11 Janar: 13:00 – 19:00
E Dielë 12 Janar: 09:00 – 13:00
Për të marrë pjesë në këtë trajnim, fillimisht duhet të anëtarësoheni pranë IKM si anëtarë Kandidat KM.
Për t’u anëtarësuar në IKM me statusin “Kandidat” duhet të plotësoni dokumentacionin e mëposhtëm:
Kërkesë për anëtar Kandidat për KM
Fotokopje (e panoterizuar) e Diplomës Bachelor
Fotokopje (e panoterizuar) e Diplomës Master ose Diplomë e Integruar e Nivelit të Dytë (DIND)
Fotokopje e Kartës ID ose Pasaportës
Curriculum Vitae (CV ne shqip)
2 fotografi 4 cm x 6 cm
Vërtetimi i pagesës së tarifës së anëtarësimit 2’000 Lek/vit
Pagesa mund të kryhet:
Arkës së Institutit të Kontabilistëve te Miratuar
OTP Albania – LEK, Acc. Nr 1522, IBAN: AL65 2131 1044 0000 0000 0000 1522
Banka Kombëtare Tregtare LEK – Acc. Nr: 402013345, IBAN: AL6220511021013345CLOTCLALLA