Trajnimi i Hyrjes në Profesion Shtator – Tetor 2021
IKM njofton të gjithë të interesuarit që duan të marrin pjesë në Provimet e Aftësive Profesionale për Kontabilist të Miratuar, fillimin e trajnimeve për Standardet Kombëtare të Kontabilitetit dhe Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar, si pjesë e kërkesave për Hyrjen në Profesion.
Kandidatët për KM duhet të ndjekin trajnimet e Hyrjes në Profesion në fushën e Standardeve Kombëtare Kontabilitetit dhe Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar, të organizuar nga një Organizatat Profesionale të Kontabilistëve të Miratuar të njohura nga BMP, në të cilën individi duhet të anëtarësohet.
Kalendari i trajnimeve do të jetë si më poshtë:
Nëse trajnimi do të zhvillohet në Auditor
Trajnimi SKK 04-06 Mars 2022 11-13 Mars 2022
Trajnimi SNRF 18-20 Mars 2022
Kriteret për të marrë pjesë në trajnim:
1. Anëtarësimi në një Organizatë Profesionale të Kontabilistëve të Miratuar të njohur nga BMP (Organizatat e njohura http://www.bmp.al/ikm/). Nëse jeni të regjistruar si kandidat kaloni te Pika 2.
Për t’u anëtarësuar në IKM duhet të plotësoni dokumentacionin e listuar në seksionin Anëtarësia > Anëtarësimi – Kandidat për Kontabilist të Miratuar (https://ikm.org.al/kandidatet-per-km/).