IKM ju njofton se në zbatim të kërkesave të Ligjit Nr. 10901, Neni 25 dhe 52, si dhe kërkesave të Statutit të IKM, për periudhën  Janar 2021, do të zhvillojë trajnimin e mëposhtëm:

Në datat 27 – 29 Janar 2021IKM do të organizojë trajnimin prej 12 orëve të Anëtareve, në kuadër të trajnimeve të Edukimit të Vijueshëm për periudhën 2020.

Për shkak të kushteve aktuale, trajnimi do të zhvillohet nëpërmjet një platforme elektronike në formatin e një webinar-i.

Afati i fundit për regjistrim do të jetë data 27 Janar 2021. 

Për më tepër informacione mund të na kontaktoni në adresën e email-it ikm.alb@gmail.com

Në përputhje me Nenin 36 dhe 40 të Statutit të IKM, njoftojmë të gjithë anëtarët të shlyejnë kuotën e anëtarësimit për vitin 2021. Për të marrë pjesë në trajnimin e Edukimit të vijueshëm, së bashku me pagesën e tarifës së trajnimit do të kryhet dhe pagesa e kuotës vjetore.

Për regjistrimin në këtë trajnim, të gjithë të interesuarit duhet të plotësojnë formularin e regjistrimit brenda datës 27 Janar 2021 në bazë të cilit do të  dërgohen të dhënat e regjistrimit ne webinar.

*Nuk do të pranohen regjistrime me email.

  1. Do të plotësoni të dhënat tuaja personale

  2. Do të ngarkoni (upload) Mandat Pagesën e Tarifës së trajnimit (pa ngarkuar dokumentin nuk mund të përfundoni regjistrimin)

  3. Do të ngarkoni (upload) Mandat Pagesën e Kuotës së anëtarësisë për vitin 2021.

Të dhënat dhe linku i webinar-it do t’u dërgohet në datën 27 Janar 2021, ora 15:00 vetëm atyre anëtarëve të cilët do të kenë kryer regjistrimin.

Formularin e regjistrimit mund ta gjeni  më poshtë:

Shkarkoni Programin e trajnimit më poshtë: