IKM ju njofton se në zbatim të kërkesave të Ligjit Nr. 10901, Neni 25 dhe 52, si dhe kërkesave të Statutit të IKM, për periudhën  Tetor 2021, do të zhvillojë trajnimin e mëposhtëm:

Në datat 25 – 29 Tetor 2021IKM do të organizojë trajnimin prej 20 orëve të Anëtareve, në kuadër të trajnimeve të Edukimit të Vijueshëm për periudhën 2021.

Më poshtë do të gjeni Kalendarin e trajnimeve të Edukimit të Vijueshem Profesional:

TrajnimiDatatDegë/SeksioniOrganizimi
Trajnim EDV – II per 202125 – 29 Tetor 2021TiranëOnline – Zoom

Afati i fundit për regjistrim do të jetë data 25 Tetor 2021, ora 13:00.

Për më tepër informacione mund të na kontaktoni në adresën e email-it ikm.alb@gmail.com

Në përputhje me Nenin 36 dhe 40 të Statutit të IKM, njoftojmë të gjithë anëtarët të shlyejnë kuotën e anëtarësimit për vitin 2021. Për të marrë pjesë në trajnimin e Edukimit të vijueshëm, së bashku me pagesën e tarifës së trajnimit do të kryhet dhe pagesa e kuotës vjetore.

Për regjistrimin në këtë trajnim, të gjithë të interesuarit duhet të plotësojnë formularin e regjistrimit brenda datës 25 Tetor 2021, ora 13:00  në bazë të cilit do të  dërgohen të dhënat e regjistrimit ne webinar.

*Nuk do të pranohen regjistrime me email.

1.     Do të plotësoni të dhënat tuaja personale

2.     Do të ngarkoni (upload) Mandat Pagesën e Tarifës së trajnimit (pa ngarkuar dokumentin nuk mund të përfundoni regjistrimin)

Të dhënat dhe linku i webinar-it do t’u dërgohet në datën 25 Tetor 2021, ora 15:00 vetëm atyre anëtarëve të cilët do të kenë kryer regjistrimin.

Formularin e regjistrimit mund ta gjeni  më poshtë:

Shkarkoni Programin e trajnimit më poshtë: