IKM njofton të gjithë të interesuarit që duan të marrin pjesë në Provimet e Aftësive Profesionale për Kontabilist të Miratuar, fillimin e trajnimeve për Standardet Kombëtare të Kontabilitetit dhe Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar, si pjesë e kërkesave për Hyrjen në Profesion.

Kandidatët për KM duhet të ndjekin trajnimet e Hyrjes në Profesion në fushën e Standardeve Kombëtare Kontabilitetit dhe Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar, të organizuar nga një Organizatat Profesionale të Kontabilistëve të Miratuar të njohura nga BMP, në të cilën individi duhet të anëtarësohet.

Kriteret për të marrë pjesë në trajnim:

1. Anëtarësimi në një Organizatë Profesionale të Kontabilistëve të Miratuar të njohur nga BMP (Organizatat e njohura http://www.bmp.al/ikm/). Nëse jeni të regjistruar si kandidat kaloni te Pika 2.

Për t’u anëtarësuar në IKM duhet të plotësoni dokumentacionin e listuar në seksionin Anëtarësia > Anëtarësimi – Kandidat për Kontabilist të Miratuar (https://www.ikm.org.al/kandidatet-per-km/).

Regjistrimi do të kryhet nëpërmjet Formularit të regjistrimit, i cili mund te gjendet në linkun https://ikm.org.al/regjistrim-kandidat-kontabilist-i-miratuar/

2. Pagesa e Tarifës së trajnimit. Llogaritë bankare mund t’i gjeni në Linkun https://www.ikm.org.al/kontakt/

3. Plotësimi i Formularit të Regjistrimit për trajnimin .

Formularin e regjistrimit mund ta gjeni më poshtë:

Shkarkoni Programin e SKK dhe SNRF: