Skip to contentTRAJNIMI PËR HYRJEN NË PROFESION PËR KANDIDATËT PËR KM – SKK & SNRF
IKM në vijim të njoftimit të Bordit të Mbikëqyrjesh Publike për hapjen e sezonit të Provimeve të Aftësive Profesionale për Kontabilistë të Miratuar do të fillojë trajnimet për Standardet Kombëtare të Kontabilitetit dhe Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar, si pjesë e kërkesave për Hyrjen në Profesion.
Kriteret për të marrë pjesë:
Anëtarësimi në një Organizatë Profesionale të Kontabilistëve të Miratuar të njohur nga BMP (Organizatat e njohura http://www.bmp.al/ikm/). Për t’u anëtarësuar në IKM duhet të plotësoni dokumentacionin e listuar në seksionin Anëtarësia > Si të bëhesh kandidat për KM (http://www.ikm.org.al/kandidatet-per-km/)
Pagesa e Tarifës së trajnimit (Kontaktoni në adresën e e-mailit ikm.alb@gmail.com për t’u informuar)
Plotësimi i Formularit të Regjistrimit për trajnimin
Për shkak të kushteve aktuale, trajnimi do të zhvillohet nëpërmjet një platforme elektronike, në formatin e një webinar-i.
Afati i fundit për regjistrim është data 19 Nëntor 2020, ora 11:00.
Të dhënat dhe linku i webinar-it do t’u dërgohet në datën 19 Nëntor 2020, ora 13:00 vetëm atyre Kandidatëve të cilët do të kenë kryer regjistrimin.
Kalendari i trajnimeve do të jetë si më poshtë:
TRAJNIM NË STANDARDET KOMBËTARE TË KONTABILITETIT
| Data | Kohëzgjatja |
Dita I | 19.11.2020 | 4 orë |
Dita II | 20.11.2020 | 4 orë |
Dita III | 21.11.2020 | 4 orë |
Dita IV | 23.11.2020 | 4 orë |
Dita V | 24.11.2020 | 4 orë |
Dita VI | 25.11.2020 | 4 orë |
Dita VII | 26.11.2020 | 4 orë |
Dita VIII | 27.11.2020 | 4 orë |
Totali | | 32 orë |
TRAJNIM NË STANDARDET NDËRKOMBËTARE TË RAPORTIMIT FINANCIAR
| Data | Kohezgjatja |
Dita I | 30.11.2020 | 4 orë |
Dita II | 01.12.2020 | 4 orë |
Dita III | 02.12.2020 | 4 orë |
Totali | | 12 orë |
Related
Share This Story, Choose Your Platform!