Instituti i Kontabilistëve të Miratuar është regjistruar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me Vendimin Nr. 1590, datë 18.05.2000 si një organizate jofitimprurëse, jo qeveritare, krijuar në përputhje me kërkesat e Ligjit Nr. 8788 datë 07.05.2001 “Për Organizatat Jofitimprurëse” i ndryshuar, e cila grupon Kontabilistët e Miratuar, Shoqëritë e Kontabilitetit dhe kandidatët për Kontabilist të Miratuar të cilët e ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me Ligjin Nr. 10091, datë 05.03.2009, “ Për Auditimin Ligjor, Organizimin e Profesionit të Audituesit Ligjor dhe të Kontabilistit të Miratuar “ i ndryshuar, me Ligjin 47/2016 “Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin Nr. 10091, datë 05.03.2009, i ndryshuar” si dhe çdo ligj tjetër që rregullon profesionin.
Miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Anëtarëve me Vendimin Nr. 1/2022, datë 29.09.2022. Shkarko
Rregullorja për regjistrimin e KM dhe kandidatëve për KM anëtarë të Institutit të Kontabilistëve të Miratuar si dhe mbajtja e regjistrit të anëtarëve hartohet në përputhje me kërkesat e Ligjit Nr. 10091, datë 05.03.2009 “Për Auditimin ligjor, Organizimin e Profesionit të Audituesit Ligjor dhe të Kontabilistit të Miratuar“ i ndryshuar. Në rregullore përfshihen dispozitat për procesin e licencimit të Kontabilistëve të Miratuar anëtarë të IKM si dhe procedurat e regjistrimit në Regjistrin Publik.
Rregullore Nr. 04, 15.09.2016 “Për regjistrimin dhe mbajtjen e regjistrit të anëtarëve dhe të licencave” e ndryshuar. Shkarko
Për të garantuar cilësinë e angazhimeve profesionale të anëtarëve të IKM, është ngritur sistemi i dhënies së sigurisë për cilësinë, i cili përfshin:
Rregullore Nr. 05, datë 08.05.2018 “Për kontrollin e cilësisë dhe dhënien e sigurisë për shërbimet e kryera nga Kontabilistët e Miratuar” e ndryshuar. Shkarko
Në zbatim të kërkesave të Ligjit 10091 date 5.3.2009 “Për Auditimin ligjor, organizimin e profesionit te Audituesve ligjore dhe te Kontabilistit te Miratuar”, i ndryshuar Neni 12 pika “c”, Neni 25, dhe Neni 52, dhe ne zbatim te kërkesave te Rregullores Nr. 9, date 27.02.2020 “Për Rregullimin dhe Mbikëqyrjen e Funksionimit të Organizatave Profesionale dhe Profesionit të Kontabilistit të Miratuar” e ndryshuar Neni 4 si dhe Statutit të Institutit të IKM Neni 3, neni 46 paragrafi 4, Edukimi i vijueshëm profesional është i detyrueshëm.
Sipas statutit përcaktohet kualifikimi si për kandidatët për KM për hyrje në profesion ashtu edhe për KM anëtarë të Institutit të Kontabilistëve të Miratuar.
Për të realizuar objektivat e veta në drejtim të Edukimit të Vijueshëm të anëtarëve të saj, për të ruajtur dhe siguruar një cilësi sa më të lartë në kryerjen e shërbimeve që anëtarët e IKM ju ofrojnë klientëve dhe publikut, si dhe për përgatitjen e kandidatëve për dhënien e provimit përfundimtar të hyrjes në profesionin e “Kontabilistit të Miratuar” duke siguruar cilësi dhe nivel të lartë në këto kualifikime Këshilli Drejtues i IKM miraton rregulloren vijuese për Edukimin dhe Kualifikimin Profesional.
Rregullore Nr. 06, datë 07.09.2018 “Për Edukimin dhe Kualifikimin Profesional”, e ndryshuar. Shkarko
Kjo rregullore është hartuar në bazë të Statutit të IKM dhe Ligjit Nr. 10091, datë 05.03.2009 “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të Audituesit Ligjor dhe të Kontabilistit të Miratuar”, i ndryshuar me Ligjin Nr. 47/2016 “Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin Nr. 1009” si dhe të Rregullores Nr. 4, datë 29.03.2018, “Për investigimin dhe Procedurat për marrjen e masave disiplinore” të BMP.
Kjo rregullore parashikon dispozitat që rregullojnë shqyrtimin e ankimimeve ndaj Kontabilistëve të Miratuar dhe Shoqërive që zhvillojnë aktivitetin si Shoqëri Kontabilitetit, vendosjen e masave disiplinore ndaj Kontabilistëve të Miratuar dhe nga IKM në përputhje me kërkesat e Statutit dhe të legjislacionit shqiptar.
Kjo rregullore gjithashtu parashikon dispozitat që rregullojnë:
Rregullore Nr. 07, datë 07.09.2018 “Për investigimin dhe procedurat për marrjen e masave disiplinore.” e ndryshuar. Shkarko
Kodi i Etikës është hartuar në përputhje me Kodin e Etikës së IFAC, cili është pranuar nga anëtarët e Institutit të Kontabilistëve të Miratuar të Shqipërisë (IKM) si Kodi i Etikës së Kontabilistëve të Miratuar, anëtarë të IKM në mbledhjen e përgjithshme të anëtarësisë në vitin 2011. Ai është përditësuar me ndryshimet e bërë në Kodin e Etikës të Publikuar nga IFAC në vitin 2021 dhe që ka hyrë në fuqi në vitin 2022. Kërkesat dhe parashikimet e tij janë të detyrueshme për t’u zbatuar nga Kontabilistët e Miratuar dhe kandidatët për Kontabilist të Miratuar që janë anëtarë të Institutit të Kontabilistëve të Miratuar të Shqipërisë. Anëtarët e IKM mund të përdorin edhe Kodin e Etikës botim i IFAC në gjuhën angleze apo përkthimin e tij në gjuhën shqipe, dhe të zbatojnë kërkesat e tij me të njëjtën fuqi dhe detyrim si edhe të këtij kodi etike të IKM.
Kodi i Etikës. Shkarko
Ndër objektivat kryesore te IKM eshte grumbullojë dhe të sigurojë organizimin e drejtimin e përhershëm të kontabilistëve profesionistë që zotërojnë dëshminë “Kontabël i Miratuar” si dhe kandidateve që dëshirojnë të aplikojnë për tu pajisur me këtë dëshmi.
E-mail: ikm.alb@gmail.com
Tel/Fax: +355 42 347 585
Celular: +355 69 480 0551
Adresa: Rruga e Elbasanit, Pallati Edil AL-IT
Kati i II-të, Nr. 323, Tiranë
Copyright 2022 IKM Albania | Të gjitha të drejtat të rezervuara