EN
AL

Organet Drejtuese

Kryetar i Këshillit të Drejtimit – Prof. Dr. Sotiraq Dhamo

 

Ka një përvojë pune 36 vjeçare si pedagog dhe studiues. Pas diplomimit në FEUT si Ekonomist për Financë, në vitin 1984, studimet pasuniversitare dhe ato doktorale lidhen me kontabilitetin, raportimin financiar, kontrollin e brendshëm, legjislacionin tatimor. Ka marrë gradën shkencore “Doktor i shkencave Ekonomike ” në vitin 1991, titullin “Profesor i Asociuar” në 1998 dhe titullin “Profesor” në vitin 2007. Ka shërbyer në pozicione drejtuese si zv. Dekan i FEUT, Përgjegjës i departamentit të Kontabilitetit për 11 vite, Anëtar i Senatit të FEUT, anëtar i Këshillit të FEUT, përgjegjës grup lende, anëtar i Komisionit te Promovimit te Personelit Akademik.

Ka botuar disa tekste bazë universitare në nivelin bachelor dhe master dhe mbi 10 tekste profesionale në fushën e kontabilitetit dhe raportimit financiar.

Sotiraq-Dhamo

Është autor ose bashkautor i dhjetëra artikujve shkencorë të botuara brenda dhe jashtë vendit dhe referues në dhjetëra konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit.

Ka marrë pjesë dhe ka qenë drejtues në disa projekte kombëtare/ndërkombëtare të organizuara nga Ministria e Financave dhe Banka Botërore. Ka qenë rishikues i përkthimit të Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar në vitin 2006-2008.

Trajner i certifikuar i IKM, IEKA dhe MF në SNRF, SKK dhe kontabilitet. Eksperiencë të gjerë profesionale si anëtar i bordeve drejtuese të ndryshme dhe i organizmave profesionale të kontabilitetit dhe të biznesit. Ka qenë anëtar i KKK nga viti 1999 deri 2013, Anëtar në Komitetin Kombëtar Drejtues i kontabilitetit, anëtar në Këshillin Tatimor nga viti 2013 e ne vijim , etj.

Ka marrë dëshminë profesionale si Kontabilist i Miratuar nga viti 1998. Drejtues i Këshillit të Drejtimit të Institutit të Kontabilistëve të Miratuar 2000-2013 dhe 2017 e në vijim.

Nënkryetar i Këshillit të Drejtimit – Fatmir Bërdica

 

Ka një përvojë pune 20 vjeçare si Drejtues Financiar dhe anëtar i Bordit Drejtues në një prej kompanive kryesore të sigurimit. Për një periudhë 19 vjeçare ka qenë pedagog pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës për lëndët Parimet e Kontabilitetit, Kontabiliteti Financiar, Kontabilitet Kosto, Drejtim Financiar, Informatizim Financiar.

Është diplomuar në FEUT si Ekonomist për Finance në vitin 2000, dhe ka përfunduar studimet Master në Kontabilitet në vitin 2008. Ka përfunduar programin e studimit në International Management Development pranë Universitetit Zeppelin, Gjermani në vitin 2017, si dhe programin e studimit në International Management pranë ESMT, Berlin, Gjermani në vitin 2018.

Ka marrë dëshminë profesionale si Kontabilist i Miratuar në vitin 2003. Drejtues i Këshillit të Drejtimit të Institutit të Kontabilistëve të Miratuar 2021 e në vijim. Kryetar i Komitetit të Kontrollit të Cilësisë së IKM prej 2017 deri në vitin 2021. Anëtar i Komisionit të Provimeve të Aftësive Profesionale pranë BMP prej vitit 2020.

Arben Hasani

Leonora Dyrmishi (Shella)

Koço Llukmani

Polikrat Kuri

Era Angeli (Halili)

Meliha Ulqini – Kryetare

Prof. Asoc. Dr. Mirela Miti (Ujkani)

Ervin Themeli

Andi Pacani – Kryetare

Ornela Kullolli

Eda Abazi

Dashamir Begaj

Drejtori Ekzekutiv – Dashamir Begaj

 

 

Ka mbaruar studimet në vitin 1986 në degën Financë – Kontablitet pranë Fakultetit Ekonomik, Universiteti i Tiranë.

Ka punuar në sektorë të ndryshëm të ekonomisë si dhe në institucione shteterore. Mbajtës i titullit Kontabilist i Miratuar prej vitit 2000, ka një përvojë 22 vjeçare në profesion.

Certifikuar nga Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit dhe Banka Botërore për Standardet Kombëtare të Kontabilitetit dhe Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar në vitin 2017.

Certifikuar nga AACR për Zhvillimin e Programeve të Edukimit të Vijueshëm për Organizatat Profesionale, Programin e Edukimit të Vijueshë për Kontrollin e Brendshëm dhe Sistemet Kontabël të Informacionit në vitin 2019.

Anëtar i IKM prej vitit 2003, anëtar i Komitetit të Edukimit dhe Kualifikimit Profesional të IKM dhe aktualisht mban postin e Drejtorit Ekzekutiv të Institutit të Kontabilistëve të Miratuar.

Për çdo pyetje ose paqartësi mos hezitoni të na kontaktoni!