Kalo te përmbajtja
Hyr në portal

Komitetet

Komitetet e Institutit të Kontabilistëve të Miratuar që veprojnë në varësi të Këshillit të Drejtimit mbulojnë regjistrimin dhe licencimin e anëtarëve, edukimin dhe kualifikimin profesional, investigimin dhe disiplinën. Komiteti i Auditimit të Brendshëm dhe Komiteti i Menaxhimit të Cilësisë zgjidhen nga Asambleja e Përgjithshme; përbërja e tyre paraqitet te Organet Drejtuese.

Komiteti i Regjistrimit dhe Licencimit

Komiteti i Regjistrimit dhe Licencimit miraton regjistrimin dhe çregjistrimin e Kontabilistëve të Miratuar dhe të shoqërive të kontabilitetit në Regjistrin Themeltar dhe në Regjistrin Publik të anëtarëve të IKM, si dhe regjistrimin e kandidatëve që i nënshtrohen testimit për titullin “Kontabilist i Miratuar”. Komiteti përgatit gjithashtu listën e anëtarëve që pajisen me licencë, të cilën ia paraqet për miratim Kryetarit të Këshillit të Drejtimit nëpërmjet Drejtorit Ekzekutiv.

Komiteti mblidhet të paktën një herë në muaj kur ka kërkesa të reja për regjistrim dhe, në punën e tij, mbështetet nga struktura ekzekutive e IKM.

Përbërja
3 anëtarë: 2 Kontabilistë të Miratuar pjesë e Regjistrit Publik dhe 1 anëtar nga fusha e jurisprudencës
Zgjidhen nga
Këshilli i Drejtimit
Mandati
4 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë

Komiteti i Edukimit dhe Kualifikimit Profesional

Komiteti i Edukimit dhe Kualifikimit Profesional ndjek edukimin e vijueshëm profesional (EDV) të anëtarëve, i cili është i detyrueshëm sipas Ligjit Nr. 10091, datë 05.03.2009, i ndryshuar, dhe Statutit të IKM, si dhe programin “Hyrje në Profesion” për kandidatët për Kontabilist të Miratuar. Qëllimi i tij është ruajtja e një cilësie sa më të lartë të shërbimeve që anëtarët e IKM u ofrojnë klientëve dhe publikut.

Përbërja
5 anëtarë
Në varësi të
Këshillit të Drejtimit

Në varësi të Komitetit vepron Komisioni i Edukimit dhe Kualifikimit Profesional, me 2 anëtarë.

Komiteti i Investigimit

Komiteti i Investigimit shqyrton ankesat dhe informacionet për shkelje të mundshme nga Kontabilistët e Miratuar dhe Shoqëritë e Kontabilitetit, dhe investigon sjelljet e gabuara mbi bazën e informacioneve të besueshme dhe të kuadrit rregullator në fuqi. Në përfundim të investigimit, Komiteti i propozon Këshillit të Drejtimit mbylljen e çështjes ose kalimin e saj në Komitetin e Disiplinës.

Përbërja
3 anëtarë
Në varësi të
Këshillit të Drejtimit

Komiteti i Disiplinës

Komiteti i Disiplinës shqyrton çështjet që i kalon Këshilli i Drejtimit pas investigimit dhe i propozon Këshillit masat disiplinore ndaj Kontabilistëve të Miratuar dhe subjekteve që janë nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë ose indirekte të IKM, në përputhje me Statutin, me rregulloren për procedurat për marrjen e masave disiplinore dhe me legjislacionin shqiptar. Vendimi përfundimtar merret nga Këshilli i Drejtimit.

Përbërja
3 anëtarë
Në varësi të
Këshillit të Drejtimit