Për të garantuar cilësinë e shërbimeve të ofruara, të gjithë Kontabilistët e Miratuar Aktivë dhe Jo-Aktivë duhet të demonstrojë në çdo rast aftësi profesionale, kompetencë dhe qëndrime e vlera etike të larta. Për këtë qëllim Kontabilistet e Miratuar, duhet të plotësojnë detyrimin e Edukimit të Vijueshëm në pajtim me programet e shpallura nga Këshilli i Drejtimit, përmes pjesëmarrjes në trajnimet e Edukimit të Vijueshëm.
Në përputhje me nenet 25 dhe 52 të Ligjit Nr. 10091, datë 05.03.2009 “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të Audituesit Ligjor dhe të Kontabilistit të Miratuar”, i ndryshuar.