EN
AL

Kontabilist i Miratuar – Person Fizik

Ne regjistrin Themeltar dhe Regjistrin Publik të Institutit të Kontabilisteve te Miratuar janë të regjistruar të gjithë ata persona të cilët plotësojnë kërkesat e përcaktuara ne piken 9 të nenit 2 të ligjit Nr. 10091, datë 05.03.2009 “Për Auditimin Ligjor, Organizimin e Profesionit të Audituesit Ligjor dhe te Kontabilistit te Miratuar“ i ndryshuar dhe Rregullores Nr. 9 datë 27.02.2019 të BMP.

Për të bërë të mundur regjistrimin dhe publikimin e emrit ne Regjistrin Themeltar dhe Regjistrin Publik të IKM, çdo Kontabilist i Miratuar fillimisht duhet të anëtarësohet pranë Institutit dhe duhet të plotësojë disa dokumente që shoqërojnë këtë anëtarësim.

Kërkesa për t’u anëtarësuar në IKM paraqitet nga të gjithë profesionistët që posedojnë Dëshminë “Kontabël i Miratuar”, të lëshuar nga një organ i caktuar me ligj, nga IKM, ose nga organizma ekuivalente të njohur si dhe nga shoqëritë e kontabilitetit.

Kontabilistët e Miratuar persona fizikë, profesionistë të lirë të regjistruar në QKB

 

Person fizik – është subjekti sipas kuptimit të Kodit Civil dhe ligjit Nr. 9901, datë 14.4.2008 “Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare”, i ndryshuar, i cili ushtron një profesion të pavarur (Kontabilist të Miratuar).

Anëtarë KM Aktivë të vetëpunësuar janë ata anëtarë te cilët:

  • Kanë certifikatë si Kontabël i Miratuar ose kanë vërtetimin e dhënies së provimeve për KM sipas ligjit;
  • Ushtrojnë aktivitet si të pavarur dhe janë regjistruar ne QKB dhe në organet tatimore si Tregtarë të Regjistruar

Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim:

1

Kërkesë me shkrim për anëtarësimin në shoqatë;

2

Curriculum Vitae (CV) në gjuhën shqipe;

3

Kopje e Dëshmisë Profesionale si Kontabël i Miratuar (e noterizuar) ose kopje të noterizuar të vërtetimit të provimeve ose të dokumentit përkatës të parashikuar dhe të lëshuar nga ana e Komisionit të Provimeve të Aftësive Profesionale;

4

Kopje e NUIS;

5

Ekstrakti Historik;

6

Listën e Kontabilisteve të Miratuar te punësuar, nëse ka të punësuar;

7

Deklaratën personale të dy ose shumë punësimit (shoqëruar me vërtetimin përkatës nga sigurimet shoqërore);

8

Vërtetim nga organet e drejtësisë që nuk ka qenë i dënuar për vepra të cilat janë të lidhura me aktivitetin në fushën e profesionit (Dëshmi e gjendjes gjyqësore e tre muajve të fundit. Dëshmi Penaliteti dhe Vërtetim i Gjendjes Gjyqësore për çështjet penale të lëshuar nga Gjykata e shkalles së parë të Rrethit);

9

Kopje e dokumentit të identifikimit, pasaportë ose letër njoftimi;

10

Kopje e Diplomës së Nivelit të Dytë ose ekuivalente e saj (DIND);

11

Dy fotografi (formati 4x5 cm).

Për çdo pyetje ose paqartësi mos hezitoni të na kontaktoni!