KANDIDATËT PËR KONTABILIST TË MIRATUAR (KM) duhet të paraqesin:
Kërkesën me shkrim drejtuar Komisionit të Provimeve të Aftësisë Profesionale, ku të listohen dokumentet e paraqitura:
1. Fotokopje të Kartës së identitetit;
2. Fotokopje të noterizuar të diplomës ku të ketë përfunduar, të paktën, studimet universitare të ciklit të dytë në nivelin “Master”, ose të zotërojë diplomë universitare të ekuivalentuar ose ekuivalente me këtë nivel për çdonjërën nga degët e studimit në shkencat ekonomike, si kontabilitet, financë, administrim biznesi, ekonomiks apo të barasvlershme me to;
3. Vërtetim se ka të paktën tre vite përvojë profesionale në fushën e kontabilitetit, të financës, kontrollit financiar dhe në fusha të ngjashme. Si vërtetim mund të shërbejnë fotokopje e noterizuar e librezës së punës, ose vërtetim nga sigurimet shoqërorë për gjendjen e sigurimit shoqëror e shëndetësor, ose vërtetime të tjera të cilat provojnë kriterin ligjor të përvojës në punë;
4. Vërtetime ose certifikata, ose fotokopje të noterizuara të tyre, që tregojnë se kandidati ka kryer kursin e kualifikimit në fushën e standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare të kontabilitetit dhe raportimit financiar, të organizuar ose të monitoruar nga Organizata Profesionale e Kontabilistëve të Miratuar të njohura nga Bordi i Mbikëqyrjes Publike (Organizatat e njohura http://www.bmp.al/ikm/), në të cilën individi dëshiron të anëtarësohet. Këto dokumente, për efekt regjistrimi janë të vlefshme nga momenti i lëshimit, me përjashtim të rastit kur kanë ndodhur ndryshime thelbësore të këtyre standardeve, sipas legjislacionit në fuqi. (Në rastet kur kandidati është në proces të kryerjes së këtij kualifikimi, ky vërtetim mund të dorëzohet deri në 5 ditë para provimit të parë);
5. Dëshmi të gjendjes personale gjyqësore (dëshmi penaliteti, vërtetim të gjendjes gjyqësore nga gjykata dhe prokuroria e rrethit) të 3 muajve të fundit (në mungesë të këtyre plotësohet formulari i vetë deklarimit, deri në sigurimin e dokumentacionit mbi gjendjen gjyqësore). Mosdorëzimi i vërtetimeve të gjendjes personale gjyqësore (si më lart përcaktuar), në momentin e marrjes së dëshmisë që tregon përfundimin me sukses të provimeve përkatëse të organizuara nga KPAP atëherë kjo dëshmi nuk mund të lëshohet;
6. Dokument bankar për kryerjen e pagesës së tarifës së regjistrimit .