Trajnimet e Hyrjes në profesion për kandidatët për Kontabilist te Miratuar kanë për qëllim të përgatisin kandidatët për të hyrë në profesionin e Kontabilistit te Miratuar dhe sigurojnë edukimin e tyre të mëtejshëm teorik e praktik dhe zhvillimin e aftësive, të zotësive profesionale dhe të vlerave e qëndrimeve etike.
Trajnimet e Hyrjes në profesion ndahen në:
- kursin e kualifikimit në fushën e Standardeve Kombëtare të Kontabilitetit (SKK) dhe Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNRF) të organizuar dhe monitoruar nga organizata profesionale e Kontabilistëve të Miratuar;
- Kurset parapërgatitore për secilin prej provimeve të aftësisë profesionale;