Në përputhje me nenet 48, 49 dhe 51 të Ligjit Nr. 10091, datë 05.03.2009 “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të Audituesit Ligjor dhe të Kontabilistit të Miratuar”, i ndryshuar.
Në përputhje me nenet 48, 49 dhe 51 të Ligjit Nr. 10091, datë 05.03.2009 “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të Audituesit Ligjor dhe të Kontabilistit të Miratuar”, i ndryshuar.
Kontabilisti i miratuar dhe shoqëria e kontabilitetit
Shërbimet e kontabilitetit janë përgjegjësi e drejtimit të shoqërive tregtare dhe të subjekteve të tjera, që detyrohen nga ligji ta marrin këtë shërbim. Përveçse përmes punonjësve të angazhuar me një kontratë punësimi, të hartuar në përputhje me Kodin e Punës në Republikën e Shqipërisë, shërbimet e kontabilitetit mund të realizohen edhe nga persona fizikë, të kualifikuar si kontabilistë të miratuar, ose nga shoqëritë e kontabilitetit, që angazhojnë kontabilistë të miratuar, të cilët janë testuar nga Komisioni i Provimeve të Aftësive Profesionale, sipas dispozitave të parashikuara në këtë ligj. Kontabilistët e miratuar mund të kryejnë edhe shërbime të tjera, që nuk bien në kundërshtim me kërkesat e legjislacionit në fuqi.Shoqëritë e kontabilitetit organizohen si shoqëri tregtare, në përputhje me ligjin e fushës dhe duhet të administrohen nga një ose më shumë persona, të cilët janë pajisur me certifikatën e kontabilistit të miratuar.
Anëtarët e organizatave profesionale të kontabilistëve të miratuar u nënshtrohen edhe rregullave të statutit apo rregullave të tjera të brendshme. Rregullat e brendshme të organizatës profesionale të kontabilistëve të miratuar miratohen nga mbledhja e përgjithshme e anëtarëve dhe parashikojnë rregulla për vendosjen dhe zbatimin e masave disiplinore.
Kriteret e përzgjedhjes dhe të regjistrimit të kontabilistit të miratuar
Titulli profesional i kontabilistit të miratuar i jepet personit fizik që dëshmon se plotëson këto kritere:
a) të ketë përfunduar, të paktën, studimet universitare të ciklit të dytë, në nivelin “Master”, ose të zotërojë diplomë universitare të ekuivalentuar me këtë nivel për çdonjërën nga degët e studimit në shkencat ekonomike, si kontabilitet, financë, administrim biznesi, ekonomik apo të barasvlershme me to.;
b) ka, të paktën, tre vjet përvojë profesionale në fushën e kontabilitetit, të financës, kontrollit financiar dhe në fusha të ngjashme;
c) ka kryer kursin e kualifikimit në fushën e standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare të kontabilitetit dhe raportimit financiar, të organizuar ose të monitoruar nga organizata profesionale e kontabilistëve të miratuar, në të cilën individi dëshiron të anëtarësohet;
ç) kalon me sukses provimet e aftësisë profesionale.
E drejta e ushtrimit të profesionit
Profesioni i kontabilistit të miratuar nga personat, që kanë kaluar provimin e aftësisë profesionale, ushtrohet vetëm pas anëtarësimit të tyre në një organizatë profesionale të kontabilistëve të miratuar, të njohur nga bordi, e cila angazhohet për ndjekjen e standardeve profesionale, cilësisht të larta dhe për zbatimin e një kodi etike, që është në pajtim me kodin e etikës të IFAC-së.
Organizmat profesionalë të kontabilistëve të miratuar mbajnë dhe publikojnë regjistrin e anëtarëve, i cili ndahet në katër seksionet e mëposhtme:
Organizmat hartojnë rregullat e tyre të brendshme dhe statutin, i cili është subjekt i miratimit nga bordi.
Ndër objektivat kryesore te IKM eshte grumbullojë dhe të sigurojë organizimin e drejtimin e përhershëm të kontabilistëve profesionistë që zotërojnë dëshminë “Kontabël i Miratuar” si dhe kandidateve që dëshirojnë të aplikojnë për tu pajisur me këtë dëshmi.
E-mail: ikm.alb@gmail.com
Tel/Fax: +355 42 347 585
Celular: +355 69 480 0551
Adresa: Rruga e Elbasanit, Pallati Edil AL-IT
Kati i II-të, Nr. 323, Tiranë
Copyright 2022 IKM Albania | Të gjitha të drejtat të rezervuara