Anëtar është individi ose shoqëria e kontabilitetit e regjistruar në Shoqatë në përputhje me dispozitat e Statutit, rregulloret e IKM, dhe legjislacionit në fuqi për kryerjen e shërbimeve të përcaktuara në Ligjet dhe aktet rregullatorë.
KMA – Kontabilist i Miratuar Aktiv, i cili është personi fizik, profesionist i lirë, i regjistruar në regjistrin e njërës prej organizatave profesionale të kontabilistëve të miratuar, që kontraktohet nga personi juridik, për të kryer shërbime të kontabilitetit me kontrate shërbimi apo punësimi. Ai mund të kryejë edhe shërbime të tjera, të cilat nuk bien në kundërshtim me kërkesat e legjislacionit në fuqi.