EN
AL

Kandidatë për Kontabilist të Miratuar – Informacion

IKM njofton të gjithë kandidatët e interesuar për marrjen e titullit “Kontabilist i Miratuar” se kalendari i datave për provimet e aftësive profesionale sipas disiplinave për sezonin 2022- 2023 është publikuar dhe mund të lexoni më shumë në:

Për regjistrimin në Provimet e Aftësive Profesionale për t’u pajisur me Titullin “Kontabilist i Miratuar” individi duhet të plotësojë kriteret e përcaktuara në Nenin 49, të Ligjit 10 091, datë 05.03.2009 “Për Auditimin Ligjor, organizimin e profesionit të Audituesit Ligjor dhe të Kontabilistit të Miratuar”, i ndryshuar, si më poshtë:

  1. Të ketë përfunduar, të paktën, studimet universitare të ciklit të dytë, në nivelin “Master”, ose të zotërojnë diplome universitare të ekuivalentuar me këtë nivel (DIND) për çdonjërën nga degët në shkencat ekonomike, si kontabilitet, financë, administrim biznesi, ekonomik ose të barasvlershme me to;

  2. Të ketë, të paktën, 3 (tre) vite përvojë profesionale në fushën e kontabilitetit, të financës, kontrollit financiar dhe në fusha të ngjashme (të provuara me dokumentacionin përkatës);

  3. Të ketë kryer kursin e kualifikimit në fushën e Standardeve Kombëtare të Kontabilitetit (SKK) dhe Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNRF) të organizuar dhe monitoruar nga organizata profesionale e Kontabilistëve të Miratuar;

Për të ndjekur kursin e kualifikimit në fushën e Standardeve Kombëtare të Kontabilitetit (SKK) dhe Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNRF) pranë IKM, ju duhet të anëtarësoheni si Kandidat për Kontabilist të Miratuar.

Për t’u anëtarësuar në IKM duhet të plotësoni dokumentacionin e listuar në seksionin Anëtarësia > Anëtarësimi – Kandidat për Kontabilist të Miratuar (https://www.ikm.org.al/kandidatet-per-km/).

  1. Kopje e Diplomës së Nivelit të dytë ose ekuivalente e saj (DIND);

  2. Kopje e Dokumentit të Identifikimit (ID), pasaportës ose letërnjoftimi;

  3. CV personale në gjuhën shqipe;

  4. Fotografi digitale 4 cm x 5 cm (fotografi për dokument);

  5. Vërtetimi i pagesës së tarifës (Mandat Pagesë)

Shënim: Informacionin në lidhje me Kuotën e anëtarësimit dhe llogaritë bankare mund t’i gjeni në linkun  https://www.ikm.org.al/kandidatet-per-km/

Pasi të keni përgatitur dokumentacion e kërkuar më sipër, do të plotësoni “Formularin e Regjistrimit” në linkun e mëposhtëm:

Kërkesa juaj për anëtarësim do të shqyrtohet nga Komiteti i Regjistrimit të IKM dhe ju do të njoftoheni në një moment të dytë për aprovimin e saj.

Programi dhe kalendari i trajnimeve të detyrueshme në Standardet Kombëtare të Kontabilitetit (SKK) dhe Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNRF) si pjesë e kritereve për të marrë pjesë në Provimet e Aftësive Profesionale për Kontabilist i Miratuar (KM) është publikuar ne faqen e web-it të IKM:

Për çdo informacion në lidhje me regjistrimin dhe pjesëmarrjen në trajnim kontaktoni në adresën: ikm.alb@gmail.com ose info@ikm.org.al ose me telefon në sekretarinë e IKM Tel: +355 4 234 7585; Cel: +355 69 480 0551